Sindikata e Transportit Taksi në qytetin e Tiranës ka zhvilluar një protestë këtë të premte, për disa kërkesa drejtuar Bashkisë së Tiranës. Kryetari i Sindikatës, Gëzim Karanxha tha se mëgjithë disa kërkesave drejtuar Bashkisë së Tiranës ato janë hasur me mospërfillje. Karanxha tha se një pjesë e kompanive të taksive në Tiranës, i përkasin drejtorëve të Bashkisë së Tiranës dhe sipas tij, këto kompani po pastrojnë paratë. Kjo situatë sipas kreut të Sindikatës së Transportit Taksi ka sjellë prishje të konkurrencës dhe vështirësi të operatorëve të tjerë të këtij shërbimi.
Gëzim Karanxha u shpreh i vendosur për të vijuar dhe protesta të tjera, megjithëse tha ka presione nga Bashkia e Tiranës mbi kompani të ndryshme taksish për të mos u bërë pjesë e protestës.