Koordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balloi tha se një zyrtare e Erion Veliajt, i dha kontrata vetëm bashkëshortit të saj.
Bëhet fjalë për një tjetër skandal në kuadër të kompanisë ‘Tirana Parking’
DEKLARATA E PLOTË
Vjedhjet në institucionet e varësisë së kryehajdutit të Tiranës Erion Veliajt nuk kanë fund.
Tirana Parking në varësi të Mr. Inceneratorit që drejtohet sot nga Erinda Fino, ish-drejtore e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit po në varësi të bashkisë Tiranë.
Në datën 22 dhjetor 2021, Fabjan Diçi, bashkëshorti i Vilma Diçi-t me detyrë (shefe) kryeinspektore e shesheve të parkimit në Tirana Parking, bëhet pronari i shoqërisë TRADE AND CONSTRUCTION GROUP shpk.
Pasi bashkëshorti i shefes bëhet pronar, ky subjekt nga gusht 2023 deri prill 2024 është shpallur fitues dhe ka lidhur kontrata çuditërisht vetëm në institucionet ku punon bashkëshortja e tij, në vlerën totale 580 milionë lekë të vjetra nga këto:
2 kontrata me Tirana Parking dhe 5 kontrata të tjera me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.
Procedura korruptive të Veliajt të zhvilluara në mungesë totale konkurrence dhe si gjithmonë në limitin e fondit për të zhvatur maksimalisht paratë e taksapaguesve të Tiranës.
Sipas Veliajt, të gjithë drejtuesit e emëruar prej tij hanë fiq pas shpinës së tij por e vërteta është se ata paratë i ndajnë me shefin e tyre kryetarin e organizatës kriminale 5D Lali Djegësi…