Gjokutaj: Nëse gjyqtarja Irena Gjoka nuk jep dorëheqjen, brenda 3 ditëve do të kërkojmë përjashtimin e saj

Tuesday, 14 May 2024 14:55
Fjala e z. Genc Gjokutaj në përfundim të seancës në SPAK, ku në kuadrin e çështjes së liderit të opozitës dhe të PD-së, z. Sali Berisha, avokati dhe ekipi i tij mbrojtës kanë kërkuar dorëheqjen e gjykatës së lartë Irena Gjoka, e cila vazhdon të ushtrojë detyrën në kundërshtim me ligjin.  
 

“Kërkimi ynë ose ftesa që i bëmë gjyqtares për të hequr dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje është sepse ne kemi ardhur në dijeni nëpërmjet shtypit grek dhe vendimit të Gjykatës Administrative të Athinës, e cila pohon ekzistencën e këtij fakti, - tha Gjokutaj për mediat. - Pra, ndalimin e gjyqtares për hyrjen në zonën Shengen prej 10 vjetësh, gjë që nuk është pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit. 

 

Përse e themi ne ketë dhe ku qëndron shkaku ynë për heqjen dorë? - Shkaku ynë për heqjen dorë është se KLGJ në datën 4 prill ka atribuar dhe ka insinuar që ne këto kërkesa i bëjmë për të intimiduar gjykatën - “këto nuk janë fakte të vërteta”.

Por ky fakt është i vërtetë sa ç’është i vërtetë edhe vendimi që ne ia dorëzuam gjykatës, edhe kopjen e gazetës greke të përkthyer e të noterizuar, por duhet të kuptoni një gjë: kjo është shumë specifike sepse flitet, nuk ka nevojë t’ia aprovojmë ne faktin, ndërkohë që ky fakt dihet. I vetmi person që e di saktë dhe qartë që ekziston apo jo është vetë gjyqtarja, e cila ka qenë kërkuese në atë gjykim për t’u anuluar akti administrativ i ndalimit në zonën Shengen. Dhe këtu ekziston dhe një mosmarrëveshje dhe një njëanshmëri dhe në këto kushte ne i kërkuam, duke qenë se ajo nuk i ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare dhe vazhdon që mund ta çojë gjyqin deri në nul, këtë gjykim, anonimi i kësja procedure dhe ne i kërkuam që të heqë dorë nga gjykimi i çështjes.

Ajo nuk pohoi, as mohoi, nuk u shpreh në lidhje me këtë, na i ktheu dokumentet pikërisht me këtë arsyetim, që bëhet fjalë për atë personalisht dhe nuk ka nevojë për prova që të provohet ky fakt.

Nëse kjo gjyqtare nuk do të japë dorëheqjen, ne, brenda tri ditëve që parashikon Kodi i Procedurës Penale, ne do të bëjmë kërkimin për përjashtimin e saj."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...