Protesta e radhës do jetë sërish të martën që vjen në orën 11.00.
Ndërkohë, avokatja Adriana Kalaja ftoi qytetarët që të jenë të pranishëm sot te Rruga e Shpresës në tubimin e liderit opozitar, Sali Berisha.
“Asnjë aksion i opozitës nuk ka vlerë pa lirimin e doktor Berishës.
E fundit, të gjithë ju këtu që jeni demokratë dhe demokrate të ndershme, që i keni shërbyer Tiranës dhe Shqipërisë, ju presim dot në darkë në ora 8 te rrugica e Doktorit.
Kemi një surprizë shumë të mirë për të gjithë ju që e doni Doktorin, që e doni PD-në, që e doni lirinë dhe demokracinë.
Rroftë PD, rroftë populli i Shqipërisë, rroftë profesor doktor Sali Berisha,” tha Kalaja.