Elmar Brok tek Sali Berisha/ Askush nuk duhet të ndalojë një deputet të shkojë në parlament pa patur…

E mërkurë, 15 May 2024 18:30
Elmar Brok, 39 vjet eurodeputet dhe për dekada shef i Politikës së Jashtme në Parlamentit Europian ka mbajtur nje fjalim nga ballkoni i shtëpisë së Sali Berishës një natë më parë.
 

“E dua Shqipërinë si një e tërë, dhe jo shkak partish apo interesash politike. Porse personalisht i qëndroj mendimit se në një Evropë që i bashkon popujt nën sundimin e ligjit dhe demokracisë, askush nuk duhet të privojë një deputet nga e drejta për të shkuar në parlament pa patur më parë një vendim gjykate që e shpall atë fajtor”, tha ndër të tjera ai. 

 

Fjalimi i plotë:

Të dashur qytetarë, i nderuar President Meta, të dashur shqiptarë, miqtë e mi! 

Evropianët do të donin t’ju kishin pjesë të tyre, sepse Shqipëria, me kulturën dhe me guximin e saj, është një pjesë e rëndësishme e mbarë Evropës. 

Sot, në përvjetorin e lindjes time, erdha të vizitoj një njeri, të cilin e njoh personalisht prej shumë vitesh.

Erdha të takoj një njeri, i cili e drejtoi me sukses këtë vend si President dhe si Kryeministër, dhe e afroi vendin tuaj më pranë Evropës, dhe e anëtarësoi atë në NATO. Por mbi të gjitha, erdha të takoj një rekordmen evropian, një rekordmen evropian, që e kanë privuar për 134 ditë të shkojë në parlament për të luftuar për të drejtat e popullit të tij si lider i opozitës. 

Nuk dua të ndërhyj në politikën e brendshme të këtij vendi. E dua Shqipërinë si një e tërë, dhe jo shkak partish apo interesash politike.

Porse personalisht i qëndroj mendimit se në një Evropë që i bashkon popujt nën sundimin e ligjit dhe demokracisë, askush nuk duhet të privojë një deputet nga e drejta për të shkuar në parlament pa patur më parë një vendim gjykate që e shpall atë fajtor.

Duhet ta kemi të qartë se në një sistem demokratik, deputeti gëzon imunitet dhe se ky imunitet e mbron opozitën nga sulmet e mazhorancës. Kjo është pjesë e demokracisë dhe e sundimit të ligjit.

Në vendimet e saj, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është shprehur jashtëzakonisht qartë në lidhje me këtë pikë. Që do të thotë se imuniteti i deputetit nuk mund të hiqet nga parlamenti.

Asnjë institucion shtetëror nuk ka tagrin ta zhveshë një deputet nga imuniteti e ta privojë nga e drejta për të shkuar në parlament. Ky është ligji evropian. Në qoftë se do të ndodhte në një vend anëtar, kjo do të përbënte një shkelje të rëndë të ligjit evropian.

Kjo është arsyeja përse po përpiqemi jashtëzakonisht shumë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE; pjesë e këtyre përpjekjeve është ruajtja dhe respektimi i traditës demokratike dhe i ligjeve të BE-së.

Dhe shpresoj se kjo sjellje [paligjshmërie] e qeverisë ndaj opozitës të mos bëhet pengesë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nëse dikush është fajtor, këtë duhet ta vendosë një gjykatë e pavarur, dhe jo një prokuror, siç po ndodh në vendin tuaj, një prokuror që thotë publikisht “afërmendsh që gjykata vendos gjithmonë çfarë kërkojmë ne”.

Kjo nuk është pavarësi e sistemit gjyqësor. Lidhur me këtë pikë, personalisht shpresoj që në vendin tuaj të ketë vend për zhvillimin e një sistemi gjyqësor vërtet të pavarur e që krerët e opozitës të mos privohen nga e drejta për të kryer në liri të plotë punën e tyre në të mirë të vendit.

Ndërkaq, nëse ka shkelje nga një deputet i opozitës, apo nga një deputet i mazhorancës, e vetmja që ka tagrin të vendosë për të tilla raste, është gjykata e pavarur, e cila duhet t’i kryejë detyrat e saj duke respektuar ligjin evropian dhe vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo do ta sillte këtë vend më afër Evropës.

Ne kemi nevojë që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, me qëllim që të punojmë së bashku për të mirën e përbashkët. 

Falëmnderit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...