Pas një reagimi të Zv kryeministrit serb Vulin, ka qenë ministria jonë e Jashtme që ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Vuçiç në Tiranë.
Por nuk duhet të harrojmë këtu që Edi Rama ka qenë në krah të Serbisë në të gjithë deklaratat e tij në takime të ndryshme ndërkombëtare. Ndërkohë që ka sulmuar hapur Albin Kurtin, kreun e qeverisë së Kosovës. Prandaj lojrat me thirrje ambasadorësh askush nuk i kalon si serioze por si pjesë e propagandës dhe politikave djallëzore ndjekura prej Edi Ramës në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve.
Ndërkohë, ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukčević është thirrur dje në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku iu kërkuan sqarime në lidhje me deklaratat që zv. Kryeministri Vulin ka bërë, referuar vizitës dhe takimit të kryeministrit Rama me diasporën shqiptare në Greqi.
Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë.
MEPJ pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian. “Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe”. Ishte pikërisht kjo deklarata që u bë nga zv.kryeministri Aleksandër Vulin që shkaktoi reagime. Deklarata erdhi pas takimit të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi.
“Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë”.- tha Vulin.