Sipas Neshos, fjalimi i Brok nga dritarja e Doktor Berishës është tepër domethënëse pasi ai theksoi se ligji europian i të drejtës nuk e njeh këtë privimin e një të zgjedhuri të popullit që të mos ketë të drejtën që të shkojnë në parlament.
‘E gjitha ajo saga që Doktor Berisha është privuar në akuzë pa një akuzë të ngritur pa respektuar ligjin dhe kushtetutën shqiptare, të gjitha këto, vjen një kohë dhe fillon dhe sensibilizohet dhe është sensibilizuar ky problem edhe duke ditur si po precipiton një regjim i kalbur dhe i korruptuar i zotit Rama. Vëmendja do jetë gjithmonë e në rritje’, u shpreh Nesho.
Nesho: Dalja e Elmar Brok në ballkonin e zotit Berisha është diçka tepër domethënëse. Ai tha që ligji europian i të drejtës nuk e njeh këtë privimin e një të zgjedhuri të popullit që të mos ketë të drejtën që të shkojnë në parlament. E gjitha ajo saga që Doktor Berisha është privuar në akuzë pa një akuzë të ngritur pa respektuar ligjin dhe kushtetutën shqiptare, të gjitha këto, vjen një kohë dhe fillon dhe sensibilizohet dhe është sensibilizuar ky problem edhe duke ditur si po precipiton një regjim i kalbur dhe i korruptuar i zotit Rama. Vëmendja do jetë gjithmonë e në rritje. Zoti Brok është një autoritet që ka lënë gjurmë, një personaliteti i tillë që është një nga shtyllat e partisë më të madhe të rëndësishme të Gjermanisë që për një periudhë mbi 20 vjeçare ka drejtuar politikën gjermane dhe dihet që Gjermania është lokomotiva e BE.