Meta për prokurorinë: Rama – forma e ka katandisur si mos më keq

E mërkurë, 15 May 2024 22:12
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte në Fax Neës ku foli për takimin e djeshëm në Prokurorinë e Tiranës. Përsëriti sërish të njëjtat gjëra që u tha gazetarëve në dalje.

Meta deklaroi se ka qenë disa herë në prokurori, por sipas tij kjo ishte ndryshe sepse ka parë një gjendje shumë të rëndë.

“Atje kam qenë disa herë. Kështu, ishte hera e parë që vajta atje, dhe bëra shumë mirë që vajta, për të kuptuar gjithashtu, gjendjen shumë të rëndë. 

Se si e ka katandisur Rama-forma Prokurorinë e Tiranës, dhe gjithë Prokuroritë e tjera. Sepse, vura re që në një dhomë as tre me tre, punonin tre veta, por ndërkohë, që ajo ishte zënë me dosje pa fund, që mesa duket nuk kishin ku të magazinoheshin, apo ku të arkivoheshin.

Edhe, një Prokurori e palyer, ishte diçka, që nuk kishte lidhje me një Institucion Shtetëror, aq më tepër me një institucion drejtësie.
Për të mos folur pastaj për probleme të tjera. Dhe kjo është thelbi Rama-formës, pasi gjithë vëmendja dhe kujdesi i tij ka qenë thjesht për të kapur në kontroll sistemin në tërësi, dhe për të favorizuar, disa prokurorë, kryesisht në SPAK. për ti përdorur për qëllime politike.

Po atij, nuk i intereson fare çështjet e tjera, prokuroritë, gjykatat në përgjithësi, dhe problemet që kanë qytetarët, dhe që duhet ti ndjekin ato, në këto institucione.

Dhe do ti kërkoj përfaqësuesve tanë në Komisionin e Ligjeve dhe të opozitës, që të shkojnë ta shikojnë vetë Prokurorinë e Tiranës. Është shokuese, të shkosh në një institucion të tillë.
Ai ka nevojë njëherë të lyhet, e pastaj.. Të lyhet njëherë, pale pastaj për… deri këtu është situata. Po volumi, mënyra se si punon një Prokuror, apo jo?
Duhet të jetë i përqënduar, në dosje, dhe jo të jetë I rrethuar nga dosje që nuk kanë ku të magazinohen”, tha Meta.

Login to post comments