‘SPAK me paret e sekuestruara dje të bëjë një godinë’/ Manjani: T’i heqi vetes damkën e të qënit ‘koleg’ me hajnin

Diel, 19 May 2024 22:16
Analisti Ylli Manjani ka ironizuar Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me aksionin e djeshëm ndaj krimit të organizuar ku janë sekuestruar më shumë se 3 milionë euro ‘cash’, si dhe sende të tjera me vlerë.
 

Në postimin e tij në Facebook, Manjani i sygjeron SPAK që ‘me paret e sekuestruara dje, mund të bëjë një godinë të re e të madhe për vete’ dhe ‘t’ja kthejë godinën e UKT AliBabVeliajt’. 

 

Spak me paret e sekuestruara dje, mund të bëjë një godinë të re e të madhe për vete. T’ja kthejë godinën e UKT AliBabVeliajt. Ska pse t'ia dijë për nder hiç. Me atë rast i heq vetes edhe damkën e të qenit "koleg" me hajnin...’, shkruan Manjani në Facebook.

Login to post comments