Kalorësi projektit të ndarjes së Kosovës dhe projektit ruso-serb të 'Open Balkan', akuzon Albin Kurtin se përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë

Diel, 19 May 2024 22:18
Edi Rama ka sulmuar sërish Albin Kurtin në një intervistë për Berat Buzhalën.
 

Rama është munduar të paraqesë Kurtin si kryeministër që përzihet në punët e shteteve të tjera, si në Maqëdoni dhe Shqipëri duke krjuar degë të partisë së tij dhe pjesëmarrje në zgjedhje. 

 

Për këtë Rama ka thënë se atij nuk i shkon në mendje të përzihet me partinë e tij në punët e Kosovës apo Maqedonisë.

Por nëse kthehemi pak në kohë, Edi Rama është i vetmi kryeministër që nuk ka lënë vend pa futur hundët në punët e Kosovës apo edhe Maqedonisë së Veriut.

Dhe kur Rama ka futur hundët në punët e Kosovës ka qënë me ‘biçak’ në dorë për të coptuar Kosovën. Jo thjeshtë duke mbështetur një subjekt politik, apo individ në zgjedhje.

Projketi i ndarjes së Kosovës kishte kalorësin e tij më të ethshëm Edi Ramën, madje edhe më i ethshëm se Vuçiçit.

Më pas ishte po Rama që futi hundët në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi e gjithë Rajonin kur iu bashkua projektit ruso-serb të Ballkanit të Hapur.

Dhe gjatë promovimit të këtij projekti nuk la fjalë pa thënë për Albin Kurtin, madje qëndrimet e tij u bënë shkak që Kosova, edhe pse mbajti një qëndrim të drejtë, kundër, të dukej si dele e zeze, penguese dhe kokëfotë.

Dhe, mos harrojmë, Rama u përzie në punët e Maqedonisë po aq sa Albini, duke mbëshetur fuqishëm Ali Ahmetin, por tani që ai doli humbës, Ramës i duket sikur nuk është përzier.

Në intervistë për Buzhalën, gazetar i njohur në Kosovë për oponencë të fortë ndaj Albin Kurtit, Rama ka thënë së në ditën kur kryeministri Albin Kurti prezantoi kandidatët e VV-së në Shqipëri dhe 'shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë'.

“Albini është opozitar profesionist. Pres ditën kur Albini do dalë të protestojë kundër qeverisë së vet. I vetmi që mund ta rrëzojë Albin Kurti, është vetëm Albin Kurti. Ai nuk përmbushet nga epshi vet revolucionar dhe shkon në Maqedoni, vjen në Shqipëri. Unë s’e imagjinoj dot jo të shkoj të bëj degë në Kosovë, por s’e imagjinoj dot të futem të them atje se çfarë bën Qeveria për popullin e Kosovës dhe çfarë nuk bën.

Ditën që Albini ka ardhur të prezantojë kandidatët, ka ngrënë spageti me mua. Dhe do të hajë prapë kur të vijë të prezantoje kandidatët. Mu më thonë shpesh shqiptarët si mund ta trajtosh kështu vëllain e vogël. Vëllai i vogël bën edhe kështu dhe s’ke çfarë i bën”, ka thënë Rama për Nacionale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...