'184’/ Kreu i SPAK deklaroi se s’kishte asnjë informacion, në krah mbante prokurorin që e degdisi dosjen në Dibër

E Enjte, 23 May 2024 17:43
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi dje para Komisionit Parlamentar të Ligjeve se nuk ka asnjë informacion se çfarë është bërë me dosjen “184”, në të cilën u përgjuan drejtues të lartë shtetërore, duke komunikuar për sigurimin e votave në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Dibrës, në vitin 2016.
 

Dumani deklaroi se kjo dosje i përket një kohe, kur ai nuk ka qenë drejtues i SPAK-ut. Por, ndërkohë që bënte këto deklarata, ai kishte në krahun e tij të djathtë kolegun Klodian Braho, pikërisht prokurorin që e degdisi dosjen nga Tirana në Dibër, ku edhe u shua plotësisht.  

 

Hetimi për dosjen 184 nisi në vitin 2016 nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda. Prokurorët që e ndoqën fillimisht atë çështje u shkarkuan nga Vetingu ose u transferuan në pozicione të tjera.

Pas largimit të prokurorëve të mëhershëm, dosja “184” i kaloi në dorë prokurorit Klodian Braho, i cili në atë kohë ushtronte funksionet tek Krimet e Rënda.

Prokurori Braho shpalli mos-kompetencën dhe e transferoi dosjen në Prokurorinë e Dibrës, megjithëse të dhënat e bëra publike nga Gazeta “Bild” tregonin se në atë dosje ishin të përfshirë personazhet shumë të larta të maxhorancës socialiste të Edi Ramës.

Për transferimin e dosjes “184” në Dibër dha sqarime publike edhe ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Në një deklaratë mediatike në gusht 2019, Marku ia la të gjithë përgjegjësinë prokurorit Klodian Braho.

Më vonë, Prokuroria e Dibrës e riktheu sërish dosjen për kompetencë tek Krimet e Rënda, e cila në atë kohë sapo kishte ndryshuar emrin në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK.

Në shkurt 2020, Klodian Braho, tashmë me statusin e prokurorit të SPAK-ut, e ridërgoi sërish dosjen 184 në Dibër, duke e shkatërruar përfundimisht hetimin më të rëndësishëm të krimit zgjedhor.

Pasi mori detyrën e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani e ngriti në detyrë prokurorin Braho, duke e emëruar drejtues të seksionit kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...