Skema mashtrimi në kredidhënie/ VOA: Arrestohen 9 administratorë dhe përmbarues

E Enjte, 23 May 2024 17:49
Zëri i Amerikës
 

Prokuroria e Tiranës arrestoi sot nëntë persona të dyshuar për veprën penale “Skema mashtruese dhe piramidale” nga subjektet Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, administratorë dhe përmbarues të tyre.

 

Në dyshimin për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, gjykata vendosi arrest me burg për pesë prej tyre, Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Arben Meskuti, Alban Kote, si dhe arrest në shtëpi për katër të pandehurat Kejda Seferi, Elda Ibro, Jorsida Dervishi dhe Alketa Tanushi.

Prokuroria bëri të ditur se këto shoqëri morën nga Banka ProCredit 3 mijë e 999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe “përdorën një skemë shtrënguese të kredimarrjes, ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi, edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat”.

Subjekti MCA dyshohet se ka përdorur vjedhjen për likuidimin e këtyre kredive të blera, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e zotëronte po kjo agjenci.

Pas marrjes së një kredie të re pranë saj, zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë MCA u kërkonte atyre likuidimin e shumave të tjera.

Një numër kreditorësh janë viktima të kësaj skeme që vidhte pasuritë e tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike.

Pjesë e skemës abuzuese këto institucione financiare kishin edhe kamatë vonesa nga 2% deri në 8% për çdo vit, veprim që thellonte ndjeshëm vjedhjen e shumave të konsiderueshme.

Prokuroria solli si një shembull të abuzimit të skajshëm rastin kur një shtetasi iu sekuestruan nga MCA 14 pasuri të paluajtshme për një detyrim të prapambetur afro 3 mijë e 500 dollarë.

Ky është një nga rastet e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme, që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Sipas prokurorisë, të dyshuar për vjedhje janë administratorja e MCA-së Elda Ibro dhe administratorët e shoqërisë përmbarimore Star-FS Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, ndërsa të dyshuar për shpërdorim detyre u arrestuan Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi.

Për këtë veprimtari kallzimin e kishte bërë ministria e Drejtësisë më shumë se katër vjet më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...