Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook për takimin e sotëm të Ramës në Itali i parashikuar që do të zhvillohet me emigrantët por që siç duket do të jetë i njëjtë me atë të Athinës me një sallë të mbushur me patronazhistë të rilindjes.
“Nisen ‘delegacionet’ e patronazhistëve drejt Milanos!”, shkruan Berisha në postimin e tij duke ndarë me ndjekësit edhe një mesazh të një qytetari që tregon se si po u imponohet nisja drejt Italisë punonjësve të bashkive dhë administratës.
Mesazhi i plotë:
Nisen ‘delegacionet’ e patronazhistëve drejt Milanos!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!
Përshëndetje z. Berisha,
Dua vetëm t’ju them se takimi i Italisë mes Ramës dhe shqiptarëve atje është farsa e radhës dhe është kaq e shëmtuar mënyra se si po trajtohen shqiptarët; mënyra se si po keqtrajtohen punonjës të administratës, të Bashkisë së Tiranës e shumë bashkive të tjera të vendit, përfshirë strukturat e PS, pa pikë turpi, të cilët detyrohen të nisen drejt Milanos për t’i mbajtur ison e propagandës së Edit.
Grupet e njerëzve që shkojnë e vijnë, brenda ditës apo 24 orëve, i quajnë delegacion nëpër mesazhe sepse nuk duan të duken keq nëse u dalin mesazhet, por thelbi është mëse i dukshëm - shumë shqiptarë po nisen drejt Italisë për takimin e Ramës. Është për t’u alarmuar dhe ardhur keq.
Ju lutem anonim.
Faleminderit