Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë një video në faqen e tij në facebook.
“Me Sekretarin Politik të Qarkut të Fierit, Luan Qato në kodrat mbi Divjakën e mrekullueshme duke diskutuar mbi planin e Partisë së Lirisë për Bujqësinë dhe Agroturizmin, si edhe për vijën bregdetare të Qarkut të Fierit”, shkruan Meta në postimin e tij.
Mesazhi:
Me Sekretarin Politik të Qarkut të Fierit, Luan Qato në kodrat mbi Divjakën e mrekullueshme duke diskutuar mbi planin e Partisë së Lirisë për Bujqësinë dhe Agroturizmin, si edhe për vijën bregdetare të Qarkut të Fierit, që është po aq sa e Sllovenisë, por e braktisur nga "Rilindja" për arsye klienteliste.
Me programin tonë konkret dhe plotësisht të realizueshëm do ta kthejmë shumë shpejt vijën bregdetare të këtij Qarku në një atraksion të jashtëzakonshëm turistik.