Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka publikuar me ironi, fotot e një emigranti shqiptar në Milano të Italisë, në të cilat dëshmohet sërish, si në Greqi, prania e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe të pushtetit lokal në fushatë me Kryeministrin Edi Rama edhe jashtë vendit.
Konkretisht në fotot e bëra nga emigranti Ilir Nika, shihen: kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri Ulsi Manja dhe kryebashkiakët Pjerin Ndreu dhe Rakip Suli.
Diçitura që i ka vendosur Berisha fotove, përmbledh situatën qesharake: “Paraqiten mërgimtarët e parë të italisë në takim me Ramën”, shkruan kreu i PD.