Berisha: Rama me një shpejtësi të rrufeshme ndërtoi sistemin më të tmerrshëm të vjedhjes që kanë njohur shqiptarët

Hënë, 27 May 2024 21:21
 

Lideri i opozitës Sali Berisha, në fjalën e tij në tubimin qytetar, ka akuzuar Edi Ramën, si njeriu që me një shpejtësi të rrufeshme ndërtoi sistemin më të tmerrshëm të vjedhjes që kanë njohur shqiptarët.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha: 

Edi Rama vetëm me djegësin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit ka vjedhur së paku gjer tani 200 milionë euro bashkë me Erion Veliajn të Tiranës.

Edi Rama me firmën e tij po grabit 1 milion e 400 mijë metër katrorë tokë truall publik në qytetin e Durrësit, në të cilin ai me Alabarin e tij merr përsipër të ndërtojë Dubai City-n dhe të bëhet vetë miliarder.

Edi Rama është kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë, i cili do firmosë për çdo banesë dykatëshe dhe për çdo kullë 60-katëshe që ndërtohet në Shqipëri.

Te kullat e ka shpirtin se aty rëndom thonë se tani merr 30 përqind në xhep.

Edi Rama me firmën e tij u dha investitorëve strategjikë rreth 6 milionë metër katrorë tokë për resorte në të cilat vetë është aksionar së paku me 30 përqind.

Edi Rama është njeriu që me një shpejtësi të rrufeshme ndërtoi sistemin më të tmerrshëm të vjedhjes që kanë njohur shqiptarët.

Enturazhi, rrethi i tij familjar ndjek me lakmi si grabitqarë rrugën e tij.

I vëllai merr me firmë të tij 37 mijë metër katrorë tokë publike dhe private për biznesin e tij.

Thjeshtra fiton kompania ku punon dhjetëra e dhjetëra tendera dhe nuk deklaron siç do ligji asnjë qindarkë të saj. Sepse thotë ajo nuk është e familjes, paçka se ligji në mënyrë të prerë e njeh atë si anëtare të familjes, Edi Ramës dhe Linda Ramës.

Po kështu baxhanaku qindra tendera.

Atëherë miqtë e mi, kur të gjithë shohin se kryeministri natën dhe ditën, të dielën dhe të hënën dhe çdo ditë jave, çdo ditë feste dhe çdo ditë pushimi, vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh, të gjithë e ndjekin mbrapa.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...