Intervistë me deputetin italian Mauri që inspektoi Gjadrin: Një bllof! Kampet e refugjatëve nuk ekzistonin!

E Enjte, 30 May 2024 15:22
 
 

Deputeti italian i PD Matteo Mauri ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, ku ka folur për verifikimin në terren që ai i bëri kampeve të refugjatëve që Italia ka investuar për të ngritur në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij me disa kolegë deputetë italianë, ai konstatoi dhe xhiroi edhe pamjet sesi kampet, që duhej të kishin përfunduar, në të vërtetë nuk ekzistonin dhe kjo nuk ishte tjetër përveçse një bllof i jashtëzakonshëm që kishte bërë Kryeministrja italiane Georgia Meloni, por edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që nuk mund të ishte pa përfitime.

Ndiqni në vijim intervistën me deputetin italian Matteo Mauri, zhvilluar me moderatorin Flavio Qarri mëngjesin e sotëm. 

 
 

Për kujtesë, gazeta italiane Republica, më 22 maj 2024, shkroi për këtë vizitë:  “70 mijë metra katrorë asgjë” - Një vizitë blic në Shqipëri nga deputetët italianë të PD në zonat ku do të ngrihen qendrat e emigrantëve:

“Por a e kuptoni se çfarë po bëni?!  Ju po shkelni të drejtat e njeriut, po shpenzoni një shumë të madhe parash publike dhe mbi të gjitha nuk jeni në gjendje të mbani fjalën që keni thënë!” – Me këto fjalë Matteo Mauri, deputeti i Partisë Demokratike Italiane iu drejtua kryeministres Giorgia Meloni dhe ministrave të Brendshëm,  të Jashtëm dhe Mbrojtjes pas vizitës blic, të papritur, të zhvilluar mëngjesin e sotëm 22 maj) së bashku me kolegët Simona Bonafè, Enzo Amendola dhe Matteo Orfini në Shqipëri në zonat që do të presin kampet e refugjatëve.”

Flavio Qarri, Kafe Shqeto: z. Mauri, si ishte udhëtimi juaj në Shqipëri, veçanërisht në rajonin e Lezhës?

Matteo Mauri: Ishte udhëtimi im i parë në Shqipëri edhe pse do të kisha dashur të kisha ardhur për turizëm si herë e parë, megjithatë fatkeqësisht erdha për të zbuluar disa gjëra jo dhe aq të këndshme të cilat i pamë në terren.

Kafe Shqeto: Ju flisni për zbulime. Çfarë lloj zbulimesh?

Matteo Mauri: Zbuluam atë që kishim denoncuar dhe dyshuar prej kohësh, pamë që qendra e madhe, pjesa më e madhe e godinave që duhej të ishin ndërtuar, në fakt nuk ekzistonin as si kantier dhe doli fjala jonë që ishte pjesë e një denoncimi të vazhdueshëm që kemi bërë që ky është thjesht një operacion marketingu elektoral që e ka bërë znj. Meloni në kuadrin e zgjedhjeve evropiane.

Kafe Shqeto: Po Rama çfarë fitoi nga kjo histori?

Matteo Mauri: Ne nuk e dimë konkretisht se çfarë ka përfituar z. Rama nga ky “bast”, nga kjo marrëveshje por ne e kishim denoncuar si bllof dhe doli të ishte një bllof i jashtëzakonshëm. Zonja Meloni ka pasur përfitime politike të llahtarshme edhe pse ne e kemi denoncuar si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe mbi të gjitha një abuzim me paratë e taksapaguesve evropianë dhe veçanërisht italianë. Nga ana tjetër, sa i takon z. Rama edhe ai mund të ketë përfituar paksa politikisht në raportin që ka me kryeministren por edhe me Evropën dhe pashmangshmërisht ka përfituar financiarisht për shkak se vetë kosto fillestare e projektit është tanimë e fryrë dhe ndërkohë projekti nuk ekziston. Ekziston vetëm në letër dhe jo në terren.

Çështja është një temë që ne na prek shumë, është tema e të drejtave të njeriut. Është e padrejtë ndaj këtyre njerëzve në një hall dhe dëshpërim të madh të degdisen në Shqipëri dhe ana tjetër është aspekti financiar, me ato para që mund të shkojnë deri në 800 milionë euro. Sigurisht që me shumë më pak mund të ishin ndërtuar në Itali ato qendrat e pritjes dhe vazhdon të jetë ende e paqartë se pse u zgjodh pikërisht Shqipëria.

Kafe Shqeto: Ndërkohë z. Rama ka pasur një imazh rrokstari në Itali, gjatë dhjetë viteve të para të pushtetit të tij, por pas kësaj marrëveshjeje, gazetarët italianë filluan të investigojnë dhe të shihnin se si në fakt qeveriste z. Rama dhe tanimë përshtypja dhe imazhi është tjetër. Si e ka parë vetë deputeti Mauri këtë ndryshim dhe mbi të gjitha për faktin e çuditshëm që në vend që të kishte një aleancë me Të majtën italiane, ka me Të djathtën e Melonit?

Matteo Mauri: Unë nuk e kam ndjekur evoluimin e imazhit të Ramës sepse jam marrë gjithmonë me çështjet e emigrimit dhe të sigurisë në Itali dhe këtë çështjen e diplomacisë dhe të politikës së jashtme e kanë ndjekur kolegë të mi, jo unë. Fusha ime e ekspertizës është emigracioni dhe siguria.

Kafe Shqeto: Po kjo marrëveshja Rama-Meloni, e bën më të sigurtë Italinë apo jo?

Matteo Mauri: Në fakt kjo marrëveshje nuk sjell më shumë siguri për Italinë. Nga ata që do të procedohen në qendrat e trajtimit të refugjatëve në Gjadër  dhe në Shëngjin, sigurisht që ata që do të marrin të drejtën për të ardhur në Itali do të vijnë në Itali dhe ata që nuk do ta marrin këtë të drejtë do të riatdhesohen, proces ky që bëhej dhe do të vazhdojë të bëhet edhe në Itali pa qenë nevoja që të bëhej ky bypass nga Shqipëria..

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...