Intelektual dhe soditës gjakftohtë?!

E Enjte, 30 May 2024 15:23
 
Nga Mehmet Elezi 
 

1.

Ritmi i arratisë së shqiptarëve vlerësohet baras me fundosjen e një qyteti shqiptar në vit.

Intelektualët kundrojnë (përveç do emrave tashmë të njohur).

Shqipëria rripet, pasuritë e saj vidhu e plaçkitu, deri në shterrje. Nga kush? Nga qeveritarët, që kanë detyrë me i mbrojtë.

Pak intelektualë thonë hapur çka mendojnë.

Vota e lirë, A-ja e demokracisë, në duart e kriminelëve.  Vetë pluralizmi politik, në rrethim të shumëfishtë, për t’ia zënë frymën. Udhëheqësi i opozitës, Sali Berisha, emri i të cilit është i gdhendur në të gjitha reformat madhore që ia shndërruan fytyrën Shqipërisë, i arrestuar pa akuzë.

Pak intelektualë thonë hapur çka mendojnë.

Drejtësia, çertifikuese e padrejtësive. Qeveria fshin këpucët me vendimet e gjykatës kushtetuese.

Pak intelektualë thonë hapur çka mendojnë.

Familja, kultura, vlerat kombëtare, në shkatërrim deri në barbari.

Pak intelektualë thonë hapur çka mendojnë.

Shqipëria nën një Edi Ramë që i frymëzon e i drejton krejt mbrapshtitë. Që shpërndan vetëm energji të zezë nëpër ekrane. Që i përçan e i diskriminon shqiptarët simbas krahinave.  Me projekt të qartë për të shfaktorizuar Kosovën.

Pak intelektualë thonë hapur çka mendojnë.

2.

Ka Shqipëria intelektualë sa ç’thuhet?

Fjala “intelektual” nuk është baraz me “i shkolluar”. Shkencëtarët që punojnë për armët bërthamore, nuk janë intelektualë, janë ekspertë, thotë Zhan Pol Sartri. Nëse këta shkencëtarë bashkohen me lëvizjen kundër përdorimit të armëve bërthamore, “ata bëhen intelektualë”.

Për Umberto Ekon, të qenit intelektual parakupton “krijueshmëri kritike, shpirt kritik”.

Intelektuali është njeri i ditur dhe person publik. Që nuk bën sehir. Që lufton me ide me e mbrojtë shoqërinë nga rreziqet.

3.

Pse nuk bëzajnë pra, intelektualët? Mund të jesh intelektual e njëkohësisht asnjanës, soditës gjakftohtë i fatit të popullit tënd?

“Asnjanësia i ndihmon shtypësit dhe asnjëherë viktimës, thotë Elie Weisel, nobelist, i mbijetuar i holokaustit; heshtja e trimëron torturuesin dhe kurrë të torturuarin”.

Viktima është Shqipëria.

I torturuari jemi ne, shqiptarët. Në prag të shpërbërjes!

Çka duhet të ndodhë tjetër në Shqipëri, që intelektuali të dëshmohet intelektual?

Shënim:

Rilindja ka bërë edhe punë të mira. Për shembull, ndaloi duhanin në mjedise të mbyllura publike. Anipse tymin e tij e zëvendësoi me një tjetër tym helmues, anembanë vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...