Nga Tritan Shehu:
Opozita rrezoi Rezoluten dhe ate Komision.
Komision ai, qe u hodh ne Kuvend si nje “gome shpetimi” per Ramen.
Si nje “shkop magjik” per te shplare rregjimin nga bemat e tij, duke tentuar t’i beje te “pa dukeshme” ato.
Per tu fshehur shqiptareve e partnereve realitetin e hidhur te ketij vendi:
--Shkeljet e ligjeve, te drejtave universale.
--Keq perdorimin politik, por jo vetem, te drejtesise.
--Represionet deri ne burgosjen politike te liderit te opozites.
--Korupsionin galopant.
--Drogen e trafiqet.
--Krimin qe eshte kudo, nga “zemra” e shtetit e deri ne mes te Tiranes, duke dhunuar qytetaret, institucionet e ligjet.
--Ndalimin e integrimit europian, kundervenien nga rregjimi te parimeve europiane, etj.
Qendrimi i PD e opozites per te mos u bere pjese e kesaj “loje” keq perdoruese, vecse konfirmon vlerat e saj.
Vecse ndihmon zgjidhjen e problemeve madhore.
Orienton drejt opinionin e partneret tane perballe ketij realiteti te erret shqiptar.