Këlliçi: Pse SPAK nuk i sekuestron, kompaninë 5D dhe asetet e drejtorëve të Veliajt si kjo vilë luksoze e Mollës?!

Premte, 31 May 2024 16:12
 
 

"Sot kolegët e Erionit duhet t’i japin llogari qytetarëve se përse kompania 5D nuk është nën sekuestro, përse asetet dhe pasuria e Mariglen Qatos dhe të afërmve të tij nuk është nën sekuestro, përse pasuria marramendëse e Redi Mollës dhe të afërmve të tij nuk është nën sekuestro?!"

Duke i drejtuar ironikisht drejtuesve të SPAK me emrin "kolegë" siç i konsideroi vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, Belind Këlliçi nga selia e PD u shtroi në të vërtetë atyre çështje konkrete. 

 

Në denoncimin e bërë sot para mediave, Këlliçi tha:

"Ditën e djeshme bëra publike skandalin e rradhës me kompaninë 5D Konstruksion. Në datë 28 Maj, pra vetëm para 3 ditësh, ndërkohë që opozita protestonte në skenën më të madhe të korrupsionit në vend përpara Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kryente pagesën e rradhës për kompaninë 5D.

Kolegët e Veliajt në SPAK, vazhdojnë të mbrojnë interesat korruptive të kryebashkiakut në skemën më të madhe dhe të papreçedentë të vjedhjes së 100% të fondeve publike, nëpërmjet kompanisë së 5 drejtorëve të Bashkisë Tiranë.

Kjo kompani është rast unik hetimor pasi SPAK jo vetëm që nuk e vendos nën sekuestro, por prestanomen Nestor Muhametllari e lë të lirë pa asnjë masë arresti, që të vazhdojë të përfitojë fonde publike. Por më e rëndë se ky fakt, është lejimi i shitjes së aseteve në palë të treta e më pas zhdukja e parave të bandës 5D.

Sot kolegët e Erionit duhet t’i japin llogari qytetarëve se përse kompania 5D nuk është nën sekuestro.

Sot kolegët e Erionit, duhet t’i japin llogari qytetarëve se përse asetet dhe pasuria e Mariglen Qatos dhe të afërmve të tij nuk është nën sekuestro.

Sot kolegët e Erionit, duhet t’i japin llogari qytetarëve se përse pasuria marramendëse e Redi Mollës dhe të afërmve të tij nuk është nën sekuestro.

Sot SPAK duhe të na thotë se përse kjo vilë që shihni në ekran, me vlerë marramendëse në zonën më të lakmuar të Tiranës, e blerë nga 2 prindërit pensionistë të Mollës, në kulmin e pandemisë në korrik të vitit 2020, nuk është nën sekuestro dhe vazhdon biznesin e hotelerisë pa asnjë shqetësim.

SPAK nuk mund të veprojë si avokat mbrojtës i parave të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës. SPAK duhet të sekuestrojë të gjitha pasuritë e zyrtarëve të korruptuar dhe duhet të ndalojë menjëherë kompaninë 5D që të vazhdojë të përfitojë fonde publike.

Altin Dumani duhet ta faktojë me vepra atë ç’ka deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, se kolegë të tij ai ka vetëm prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH. Deri më tani, për fat të keq, është faktuar se kolegu i tij vijon të mbetet kryehajduti i Tiranës, pronari faktik i inceneratorit dhe kreu i bandës 5D Erion Veliaj."

Image

Image

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...