"Ata’ kanë ardhur dhe janë këtu me projektligjet antifamlje: ‘Surrogacinë’ - ‘Sterilizimin e të rinjve’ - Abortin e vajzave 16 vjeçare pa dijeninë e prindërve."
Me këtë kushtrim alarmi kanë dalë sot në qendër të Tiranës, Koalicioni Pro Jetës dhe Familjes së bashku me shoqata dhe qytetarë të paangazhuar, në një marshim që i bashkon në një qëllim: mbrojtjen e familjes shqiptare, baba-nënë-fëmijë.
Pastori Akil Pano u ka bërë thirrje qytetarëve të firmosin revokimin e projektligjit famëkeq antifamilje "Për shëndetin seksual dhe riprodhues" që deputetët e mazhorancës kanë hartuar pa konsultime dhe po synojnë ta kalojnë në Kuvend.
Ja cilat janë mesazhet nga marshimi popullor që po zhvillohet nëpër bulevardin Dëshmorët e Kombit.