Justifikimi qesharak i Nikollës për refuzimin e rezolutës që dënonte dhunën ndaj gazetarëve

Saturday, 01 June 2024 17:25
 
 

Propozimi në parlament i opozitës për një rezolutë që dënon dhunën ndaj gazetarëve u kthye në përplajsen politike të rradhës me mazhorancën. Kjo e fundit, duke përdorur një argument procedurial, refuzoi diskutimin për rezolutën në fjalë duke përdorur forcën e kartonave. Argumenti? Dhuna ndaj gazetarëve dhe liria e medias nuk janë çështje që lidhen me punën e Këshillit të Ministrave. Ekspertët argumentuan për Faktoje se në fakt, liria e medias është ngushtësisht e lidhur me punën e qeverisë.

Opozita i propozoi parlamentit një rezolutë kundër dhunës ndaj gazetarëve, të cilën mazhoranca refuzoi ta diskutojë dhe shqyrtojë me argumentin se nuk bie ne fushën e veprimit të Këshillit të Ministrave. 

 

Kërkesa e opozitës parashikonte dhe një mocion me debat për çështjen, njëkohësisht me rezolutën e propozuar kundër dhunës ndaj gazetarëve dhe pavarësisë së medias. Mazhoranca përdori pikërisht kërkesën për mocion për të evituar diskutimin dhe shqyrtimin e rezolutës.

“Kryetari i Kuvendit ka të drejtë të mos pranojë pyetje, interpelanca ose mocione që janë formuluar me fjalë të pahijshme, paraqiten çështje që nuk janë nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, cenojnë nderin, jetën private ose personalitetin e një individi ose institucioni…” – citoi Lindita Nikolla nga neni 89 i Rregullores së Kuvendit.

Refuzimi revoltoi opozitën. Deputetja Ina Zhupa sfidoi kryetaren e Kuvendit të tregonte se cili nen i rregullores së Kuvendit ndalonte kalimin e rezolutave për çështje që nuk janë të Këshillit të Ministrave.

“Mos vendosi precedentë të rrezikshëm. Kemi miratuar rezoluta për luftën në Ukrainë. Si është kjo përgjegësi e Këshillit të Ministrave? “Ma gjej në cilën pikë të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë ne do bëkemi rezoluta vetëm për çështje të qeverisë.” – tha deputetja nga foltorja e parlamentit.

Rezoluta e opozitës kërkonte angazhimin e Kuvendit që të monitorojë zbatimin e akteve ligjore dhe ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gazetarëve, veçanërisht atyre vajza, përmes komisioneve parlamentare, propozimin prej tyre të inicativave ligjore për të garantuar lirinë e medias, si dhe miratimin e kodeve të sjelljes për pavarësi editoriale.

Rezoluta kërkon krijimin e kushteve të sigurta, me garancitë e duhura ekonomike dhe sociale dhe kërkon përmirësimin e kushteve të punës së grave në media. – shkruhet në rezolutë e cila i bën thirrje edhe organizatave të shoqërisë civile për të raportojnë periodikisht në komisionin e medias për mbrojtjen e gazetarëve, ndërhyrjes së qeverisë apo përdorimit të gjuhës fyese dhe kërcënimeve.

Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike e quajti të gabuar argumentin e përdorur nga parlamenti se liria e medias nuk është përgjegjësi e qeverisë.

“Çështja e lirisë së medias është e të gjitha institucioneve dhe lidhet me një sërë detyrimesh të qeverisë si verifikimi i kontratave të punësimit, sigurimet shoqërore si dhe struktura që ka ngritur qeveria të akuzuara për kontroll të medias.” – tha Krasniqi për Faktoje.

Edhe Erjon Tase e sheh të lidhur ngushtë lirinë e medias me qeverinë.

“Në cdo vend demokratik, e drejta e shprehjes dhe liria e medias përbëjnë një nga liritë themelore që duhet të garantohet me ligj, por edhe nga ekzekutivi nëpërmjet krijimit të një mjedisi ekonomik, sigurie në punë, garantimi të mbrojtjes ndaj kontrollit editorial nga politika dhe biznesi, pra një mjedis sa më i përshtatshëm për zhvillimin e medias.” – Erjon Tase, anëtar i shoqërisë civile, drejtues i Akademisë për Studime Politike.

Nisur nga kjo, ekspertët sugjerojnë përdorimin e instrumentave të tjerë nga opozita, për arritjen e qëllimit final të kërkuar. Tase kujton se opozita kryeson Komisionin e Medias të cilin mund ta përdorë për nisma ligjore të këtij lloji.

“Tërheqja e vëmendjes ndaj një problemi të rëndëisishëm si siguria në media është një nismë pozitive nga opozita, por une do të shpresoja që të kishte nxitje konkrete me drafte ligjore apo mekanizmat të tjera mbikqyrjeje nga ana e komisioneve të Kuvendit.” – argumenton ai.

Propozimi dhe refuzimi i rezolutës nga parlamenti është një rast tipik i veprimit të tij mbi argumenta politike më shumë sesa mbi procedura dhe norma etike dhe institucionale, vlerëson Krasniqi.

“Ndoshta është rast që duhet rishikuar në kuadrin e rregullimeve të reja që duhen bërë në rregulloren e parlamentit dhe kodin e sjelljes apo elemente të tjerë të organizimit të veprimtarisë parlamentare.” – përmbyll ai.

Sa i përket misionit të medias, Erjon Tase na kujton se transparenca dhe hapja e qeverisë ndaj kritikave janë thelbësore.

“Shoqëritë evropiane, kanë krijuar gjithashtu traditën e debateve publike të drejtuesve politikë përpara medias apo edhe konferencave të hapura për pyetje, që krijojnë besimin dhe repsektin e duhur të politikanëve ndaj gazetarëve dhe publikut.”

Deputetja nismëtare Ina Zhupa njoftoi Faktojen se opozita do të risjellë në parlament rezolutën në sesionin e ardhshëm parlamentar me përmbajtje të përshtatur dhe përmes një procedure të re. Nisur nga këto informacione, deklaratën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla se dhuna ndaj gazetarëve dhe liria e medias nuk lidhen me fushën e veprimit të Këshillit të Ministrave e konsiderojmë të pavërtetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...