Investigimi në Rai3: Rama priti në zyrë dhe i dha licencë kazinoje anëtarit e kartelit të drogës të Sinaloa

Diel, 02 June 2024 21:32
 
 
 

Emisioni investigatin, ‘Report’ në Rai3 vijon sonte investigimin e thelluar për Shqipërinë në lidhje implikimin e shtetit shqiptar, kryesuar nga Edi Rama me mafien ndërkombëtare të narkotrafikut.

Report bën me dije se sonte do të transmetohet intervista e Ramës, për të dhënë versionin e tij mbi investigimin, por Report nuk është ndalur me aq. 

 

Emisioni ka vazhduar me ballafaqim faktesh, ku veç intetvistës së Ramës, do të transmetojë edhe intervistën me ish-krahun e djathtë të tijin, ish-zëvendëskryeministrin, Arben Ahmeta, i cili raportohet të ketë folë në vetë të parë si dëshmitar i takimeve të Ramës me bosët e mafie së Sinaloas në zyrën e tij. 

Ahmetaj ka folur gjithashtu edhe për skemën e pastrimit të parave të mafies nëpërmjet biznesit të ndërtimit në Shqipëri.

Nga Giorgio Mottola

(IlFattoQuottidiano)

ISH-ZËVENDËSKRYEMINISTRI I TIRANËS: EDI PRET SHEFAT NË ZYRË

Për të, Giorgia Meloni është e gatshme të vendosë dorën në zjarr. ‘Më ndihmoni ti përcjell  solidarizim Edi Ramës për linçimin që pësoi vetëm për përpjekjen për të ndihmuar kombin tonë’, deklaroi ajo gjatë konferencës programore të FDI prillin e kaluar pas episodit të ‘Report’ mbi marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë.

Giorgia është e bindur se akuzat e qeverisë Rama për bashkëpunim me mafian shqiptare janë propagandë e pastër.
Dora në zjarr e kryeministres italiane për Ramën rrezikon të digjet. Në investigimin ‘La campagna d’Albania’ që ‘Report’ do të transmetojë mbrëmjen e sotme, është marrë dëshmia e ish-zëvendëskryeministrit shqiptar, Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Edi Ramës në tre mandate.

Një vit e gjysmë më parë ndaj tij u lëshua një urdhër arrest për korrupsion në një hetim për inceneratorët që tronditi gjysmën e qeverisë. Për të shmangur burgun, Ahmetaj iku në Zvicër dhe si njeriu i besuar i Ramës, tashmë është një nga akuzuesit e tij më të hidhur. Ahmetaj zbuloi rolin themelor të mafies në ekonominë dhe politikën shqiptare: 'Grupet kriminale marrin tendera falë prestanome-ve (frontmenë), të cilët pastrojnë paratë në Shqipëri përmes ndërtimit. Ata koordinohen me Edi Ramën.

Sipas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit, në arrati, Rama ka lidhje direkte me krerët e klaneve: ‘Takon krerët e mafias në zyrën e tij në godinën e qeverisë, i kam parë vetë’. Ahmetaj pretendon se marrëdhëniet mes Ramës dhe krerëve të mafias ndërmjetësohen nga një sipërmarrës nga Durrësi, Ergys Agasi, biznesmen në sektorin e duhanit dhe djali i një ish-deputeti të fuqishëm socialist. Në intervistën e gjatë për Report, Rama hedh poshtë akuzat duke e cilësuar si të pabesueshëm ish-krahun e tij të djathtë: Njerëz që nuk duhen marrë seriozisht. Politika shqiptare nuk është e ndotur nga mafia’ shprehet ai, por jo shumë kohë më parë në zyrën e Ramës u zhvillua një takim, për të cilin ‘Report’ mund ta provojë përmes fotografive, ku merr pjesë Luftar Hysa, i konsideruar nga autoritetet kanadeze një nga personat kryesorë te pastrimit te parave të Kartelit të Sinaloa-s.

Dy muaj pas bisedës me kryeministrin shqiptar, biznesmeni mori licencën për të hapur një kazino në një hotel luksoz në Vlorë. 'E pashë një herë dhe kurrë më' është mbrojtja e Ramës. Por, Shqipëria nuk është tokë që pushtohet vetëm nga klanet mafioze shqiptare. Vitet e fundit shumë sipërmarrës italianë e kanë kërkuar pasurimin e tyre përtej Adriatikut. Mes tyre edhe Massimo D'Alema.

‘Report’ ka zbuluar se vitin e kaluar ish-kryeministri hapi një firmë lobimi A&I në Tiranë, ku deri pak muaj më parë kompania e reja nuk paguante asnjë taksë. ‘Në Shqipëri merren me kriptovaluta’, pohon Ahmetaj. I pyetur nga Report, D'Alema e mohon. Megjithatë, në Tiranë, Consulcesi Tech hapi dyert e saj në 2019, një kompani që inauguroi një fond të specializuar në investime në kriptovaluta në Maltë.

Consulcesi i referohet Massimo Tortorella, ish-partner i D'Alema-s dhe në afrimitet me Ramën në inaugurimin e Consulcesi Tech në Tiranë duke marrë pjesë në një konferencë mbi blockchain.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...