Censusi/ Berisha: Popullata jo vetëm në periferi, por as një Tiranë dhe Durrës nuk është kurrë ajo që pretendohet. Numri është mashtrim

Diel, 02 June 2024 21:35
 
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se ka mashtruar me numrin e shifrave të censusit.

Në fjalën e tij në protestën te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi se ‘popullata jo vetëm në periferi, por as një Tiranë dhe Durrës nuk është kurrë ajo që pretendohet’. 

 

Berisha: Qytetarë dhe qytetare, duhet ta dini se regjistrimi çdo 10 vite i popullatës është një detyrim shtetëror për çdo vend, për të ndërtuar politikat sociale, ekonomike dhe në tërësi.

Regjistrimi i vitit 2011 përfundoi më 20 tetor, u publikuar me 21 dhjetor të vitit 2011. Por regjistrimi i vitit 2011 u realizua me formularë në letër të cilët skanoheshin në skaner. Dhe natyrisht skanimi i miliona formularëve, kërkonte dhe mori gjithsej 6 javë.

Po regjistrimi i vitit 20233?

Regjistrimi i vitit 2023 u bë me formularë digjital, të mbushur në tabletë, të cilët sapo përfundonte regjistrimi i të dhënave, kalonin direkt në serverin kryesor.

Çfarë duhet të them me këtë?

Momentin kur shqiptari i fundit përfundonte regjistrimin, të gjitha të dhënat e regjistrimi ishin të gatshme.

Por çfarë ndodhi miqtë e mi!

Të dhënat e regjistrimit ishin të gatshme, ditën, orën, minutën që përfundoi regjistrimin shqiptari i fundit.

Mirë po ne, sot as tani nuk kemi asnjë të dhënë.

Sepse në këtë regjistrim shqiptarët kanë dalë më pak se në Kosovë.

Sepse në këtë regjistrim shqiptarët kanë dalë jo më shumë se 1 milion e 420 mijë.

Sepse popullata jo vetëm në periferi, por as një Tiranë dhe Durrës nuk është kurrë ajo që pretendohet.

Numri është mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...