Lideri i opozitës, Sali Berisha ka shpalosur një pjesë të programit social të PD-së me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e 2025.
‘Qeveria e PD-së do të marrë përsipër fëmijën e 3-të gjerë në moshën 22-vjeçare, me çdo shpenzim, shkollim, punësim’, premtoi Berisha gjatë tubimit qytetar që zhvillohet poshtë banesës së tij.
Berisha: Miqtë e mi!
Shqipëria po ikën para syve tanë.
Ka një kushtrim, ka një klithëm që buron nga shpirti dhe zemra e shqiptarëve; të ngrihemi dhe të përmbysim këtë regjim.
PD do ti japë përgjigjen më të vendosur kthesën vendimtare në demografinë e shqiptarëve.
Sot unë shpall para jush se përveç primeve të fuqishme për fëmijën e parë dhe të dytë.
Përveç subvencioneve dhe mbështetjes për çiftet e reja për strehim dhe punësim, qeveria e PD-së do të marrë përsipër fëmijën e tretë gjerë në moshën 22-vjeçare, me çdo shpenzim, shkollim, punësim dhe gjithçka tjetër.
Asgjë nuk duhet të na mposhtë ne.
Asnjë agresion i mafias shqiptaro-ndërkombëtare ndaj nesh nuk duhet të na mposhtë. Duhet ti dalim zot vetes dhe vendit.
Duhet të shkërmoqim shtetin e mafias, të ndërtojmë shtetin ligjor, shtetin e vullnetit të shqiptarëve.