Ahmetaj: Rama ka takuar kokat e mafias së Durrësit, Elbasanit, Dibrës ...

Hënë, 03 June 2024 16:45
 
 
 

Arben Ahmetaj është pjesë e rrethit shumë të ngushtë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që nga viti 2013. Në qeverisjen e tij të parë ishte ministër i zhvillimit ekonomik, në mandatin e dytë të Ramës ai u bë ministër i financave dhe në mandatin e tretë u promovua si zëvendëskryeministër. Në ‘Report’, ish-krahu i djathtë denoncon marrëdhëniet e supozuara mes kreut të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të krimit të organizuar.

Ndarja mes Ramës dhe Ahmetajt ka ndodhur rreth një viti e gjysmë më parë për shkak të akuzave zyrtare të magjistratëve shqiptar kundër Ahmetaj se ka marrë ryshfete për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Kështu nga delfin për vijimësinë, përgjatë kësaj bisede, Ahmetaj kthehet në akuzuesin e tij (Ramës) më të fortë. 

 

Ahmetaj: Grupet kriminale marrin tendera përmes prestanome-ve, është diçka që dihet në Shqipëri, ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre në ndërtim. Shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj kanë dritën jeshile në Shqipëri. Ka një koordinim mes organizatave të ndryshme mafioze. Ata nuk vriten mes tyre vetëm se Edi Rama u ka kërkuar atyre të mos bëjnë rrëmujë.

Gazetari: Edi Rama është vërtetë i lidhur me këto grupe kriminale?

Ahmetaj: Rama nuk është vetëm i lidhur me to, të jap emrin e koordinatorit të tij: Ergys Agasi.

Gazetari: Kush është ky?

Ahmetaj: Është një person që jeton në Durrës, afër klaneve të Durrësit. Tani ai është bërë koordinator i të gjithë grupeve për hesap të Ramës.

Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish parlamentari të pushtetshëm të Partisë Socialiste njëkohësisht pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe merren me logjistikë. Nuk është hetuar apo dënuar ndonjëherë për raportet e tij me mafian shqiptare, por shpesh media shqiptare ka folur për lidhjet e tij me subjekte që vijnë nga bota e krimit si për shembull narkotrafikati Troplini.

Gazetari: Ju po thoni se Rama ka raporte direkte me klane mafioze përmes Agasit?

Ahmetaj: Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet.

Gazetari: Ku dhe si i takon Rama ato?

Ahmetaj: Edhe në zyrën e tij, në sallën e mbledhjeve, të cilën e përdor brenda kryeministrisë. Unë nuk kam marrë pjesë kurrë sepse nuk kam pranuar asnjëherë të jem i përfshirë.

Gazetari: I keni parë me sytë tuaj?

Ahmetaj: I kam parë pothuajse të gjithë

Gazetari: Kush të gjithë? Me jepni emra.

Ahmetaj: Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani...

Gazetari: Ju po thoni drejtues tw mafies?

Ahmetaj: Po drejtues të mafies.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...