Menjëherë mbas puntatës së Report, Edi Rama ka bërë disa postime në italisht duke sulmuar rëndë investigimin mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri (për emigrantët) dhe duke e përcaktuar atë si të neveritshme.
Gazetari: Është një gabim përkthimi apo keni dashur vërtetë të thoni e neveritshme?
Rama: Nuk do doja të insistoja mbi këtë fjalë, por nëse doni të insistoni ju, po ishte më se e neveritshme.
Hetimi jonë (i Report) për menaxhimin e marrëveshjes së emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë ka ngjallur zemërimin e të dy kryeministrave. Sipas Giorgia Melonit ka qenë një linçim ndaj popullin shqiptar gjë që nuk korrespondon me të vërtetën. Ishte një investigim dhe në fakt nuk është as përceptimi i popullit shqiptar sipas sondazheve të kryera.
Ne, për të shkrirë disa pika të mbetura pezull i kemi kërkuar intervistë të dyve. Giorgia Meloni e ka refuzuar dhe Edi Rama pasi tha jo në investigimin e parë ka kërkuar një intervistë riparuese. Ne e kemi realizuar dhe nuk e dimë se sa mund të jetë riparuese, por duam të falenderojmë kryeministrin shqiptar i cili i është nënshtruar një breshërie zjarri pyetjesh, shumë intensive dhe të sikletshme që gazetari ynë Giorgio Mottola i ka zhvilluar lidhur me prezumimin e lidhjeve me mafian shqiptare dhe disa politikanë italianë. Kemi keqardhje që mungon këndvështrimi i institucioneve italiane mbi një argument kaq delikat sepse disa çështje që ne kemi zbuluar në Itali meritojnë përgjigje.
Në rubrikën e saj në social media të titulluar ‘Shënimet e Giorgias’, nëntorin e kaluar Presidentja e Këshillit të Ministrave prezantoi marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë. Qeveria kishte caktuar një datë për fillimin e punimeve që ishte 20 maji i kaluar, datë e gdhendur në disa raste nëtenderat e garave për të cilat është kujdesur personalisht ministri i punëve të brendshme.
Por, javën e kaluar ne jemi kthyer në Gjadër dhe siç mund të shihet zona është ende një kantier i hapur dhe puna që duhet bërë duket se është shumë e madhe.
Gazetari i drejtohet rojës së kantierit: Jemi gazetarë italianë dhe donim të dinim nëse mund të futemi për ti hedhë një sy kantierit.
Roja: Jo, jo! Asnjë sekondë.
Gazetari: A e dini se kur mund të mbarojnë punimet?
Roja: Në nëntor, po bëjnë disa shpime. Kështu na kanë thënë.
Kështu për punët në Gjadër duhet pritur nëntori i ardhshëm, ndërkohë që shpenzimet vijojnë të rriten...
Ndërkohë më me shpejtësi procedojnë punimet në Portin e Shëngjinit ku do të bëhet identifikimi i parë i emigrantëve që do të dërgohen drejt Shqipërisë. Duhet të jetë një qendër e pritjes së parë, por muret e vendit të pritjes të kujtojnë ato të një burgu. Ata kanë tela me gjemba.
(Në këtë puntatë të investigimit për çështjen shpjegohen me detaje rritjen e kostove te shpenzimeve dhe ngrihen disa pikëpyetje për mënyrën e menaxhimit të tenderave dhe shpenzimeve)
Megjithatë, pavarësisht të gjitha hijeve dhe dyshimeve që emisioni ka eksploruar duke investiguar edhe në Shqipëri duket se projekti shqiptar do të vijojë madje është pëlqyer nga 14 shtete anëtare të cilat i kanë kërkuar BE që të shtrijnë modelin italo-shqiptar që në fakt nuk është as italian as shqiptar, por është model problematik anglez i zbatuar me emigrantët e Ruandës.
Një numër i lartë i mediave ndërkombëtare mes tyre edhe ‘Financial Times’ japin alarmin mbi transformimin e Shqipërisë në një narkoshtet, një preokupim i ndarë edhe nga një nga intelektualët më të dëgjuar nga Giorgia Meloni, Francesco Jubilei, por edhe të tjerë.Pavarësisht këtyre shqetësimeve, për kryeministren Meloni, bëhet fjalë për një linçim ideologjik kundër Edi Ramës dhe popullit shqiptar.
I kemi bërë kërkesë edhe një herë kryeministrit shqiptar për një intervistë dhe nëse herën e parë ai e refuzoi, këtë radhë ka vendosur ta pranojë, kështu na priti në godinën e kryeministrisë
Gazetari: Pse investigimi ynë është i neveritshëm?
Rama: Sepse mesazhi juaj ishte i qartë, të nxirrnit në pah një marrëveshje me një qeveri me hije me personazhe të lidhur me narkotrafikun, kjo ishte pjesa e neveritshme. Po çfarë narkoshteti?
Gazetari: Që nga viti 2013 kur ju keni ardhur në pushtet ka patur një rritje eksponenciale të peshës se mafias dhe të faturimeve të mafias shqiptare.
Rama: Të flasësh për rritje eksponenciale të mafias shqiptare do të thotë të flasësh për një mafia ndërkombëtare, që nuk ka kufij dhe ku Eldorado nuk është në Shqipëri, por në Holandë. Ashtu si Ndrangheta sado e internacionalizuar edhe mafia shqiptare vijon të ketë rrënjë shumë të thella dhe të ushtrojë një pushtët kapilar në mëmëdhe. Kartelet e drogës në vitet e fundit kanë provuar se mund të arrijnë të kontrollojnë ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri dhe të ndërlidhin, sipas akuzave,marrëdhënie të ngushta me Olsi Ramës, vëlla i kryeministrit.
Gazetari: Në investigim kemi përmendur edhe vëllain tuaj, Olsi Ramën...
Rama: Që është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e një personi që nuk ka lidhje, që akuzohet vetëm pse është vëllai im...
Gazetari: Di që është hapur një hetim pas investigimit tonë...
Rama: Këtu duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Të bësh një mozaik të copave...janë të gjitha gjysmë të vërteta dhe keni bërë një gabim të madh ndaj popullit shqiptar sepse keni vendosur para syve të italianëve diçka që nuk korrespondon me të vërtetën.
Gazetari: Po mafia këtu në Shqipëri është e fortë apo jo? Për këtë nuk më jeni përgjigjur ende. Ka një prezencë të fortë të mafias në Shqipëri?
Rama: Po çfarë prezence shumë të fortë në Shqipëri...
Gazetari: Pra nuk ka?
Rama: Mes prezencë shumë të fortë dhe nuk ka, ka disa mundësi në mes...
Gazetari: Cili është gradimi i forcës?
Rama: Që ka prezencë as nuk diskutohet, por të thuash se kontrollon ekonominë shqiptare është një ëë...
Gazetari: Ndot... siç ndot edhe politikën
Rama: Politika e ndotur nga mafia në Shqipëri?Ju them sinqerisht... sinqerisht unë nuk e shoh.
Shohin ndërkohë shumë të lidhur ndotjen mafioze të politikës dhe ekonomisë shqiptare shumë intelektualë të pavarur mes tyre Fatos Lubonja i mbajtur për pothuajse 20 vite në kampe përqendrimi gjatë periudhës së diktaturës komuniste, kundërshtar i fortë i Berishës dhe mbështetës i Ramës në fillimet e karrierës së tij politike për të cilin ka patur rolin e këshilltarit kur Rama ishte ministër i kulturës.
Lubonja: Edi Rama është një rrezik për Shqipërinë. Nuk është ndalur as në rekrutimin e krimit të organizuar për ta futur në politikë. Është një sistem që mbahet në këmbë përmes reciklimit të parave të pista që është baza e ekonomisë shqiptare.
Gazetari: Është një akuzë shumë e rëndë kjo...
Lubonja: Nëse doni ta vërtetoni, ju jeni gazetar investigativ, shkoni në Tiranë dhe vizitoni gjithë ato kullat dhe pyesni kush i ka ndërtuar dhe me çfarë parash?
Rama: Po, këtu po ndërtojmë, por është vetëm fillimi. Pas 5 vitesh do të kemi edhe më shumë. Kemi përfshirë arkitektët më të mirë të botës.
Lubonja: Ky riciklim parash të pista përmes kullave ju duhet të dini se këtu është e përfshirë edhe Italia. Janë dy emra shumë të famshëm në Itali. Njëri quhet Stefano Boeri e njohin të gjithë. Ka kullat e tij ai. Në Itali nuk mund të ndërtosh kulla në qendrën historike ndërsa këtu kanë bërë kulla. Tjetri është Casamonti, ka shkatërruar stadiumin historik.
Një pjesë e rëndësishme e një Tirane të re është projektuar nga dy arkitektë artistë italianë Marco Casamonti, që përveç stadiumit ka realizuar projektin e Alban Toëer dhe Stefano Boeri me disa pallate te mrekullueshme në ndërtim e sipër. Por, nëse kontributi artistik i Italisë në boom-in e ndërtimit shqiptar është në sytë e të gjithëve, më pak e qartë është origjina e parave me të cilat po ndërtohen këto kulla në Tiranë.
Ola Xama: Vitin e kaluar, në sektorin imobiliar në Shqipëri janë investuar 3 miliardë e 700 milionë euro, por nga kjo shumë parash vetëm 20% është përmes bankave.
Sektori imobiliar bazohet në shumicën e rasteve nga huat në banka. Ndërsa në Shqipëri, në Tiranë ka ndodhur një mrekulli... Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë janë 3.7 miliardë euro të investuara në ndërtim ku nga qarkullimi zyrtar bankar janë vetëm 846 milionë euro dmth rreth 20%.
Ola Xama: Unë mendoj se burimi është paraja e pistë që vjen edhe nga krimi i organizuar.
Gazetari: A ka biznese që janë të lidhura me mafian shqiptare që kanë ndërtuar këto kulla?
Ola Xama: Po, kemi hetime të prokurorisë mbi shumë nga këto kompani që kanë ndërtuar. Disa janë zyrtarisht të dyshuara se janë instrument i riciklimit të mafias shqiptare.
Rasti më goditës është kulla simbol i Tiranës, më e larta në Shqipëri, ndërtuar nga familja Kastrati që menaxhon autostrada, aeroporte dhe fiton vazhdimisht tendera publikë. Punët për ndërtimin e kullës janë nën kontraktuar ndaj një kompanie tjetër, Alessio 2014 të sekuestruar nga prokuroria për përfshirjen e pronarit në operacione të narkotrafikut me Spanjën. Hija e mafias shqiptare është shtirë edhe në kullën ‘Ekspozita Building’ e Ervin Matës i cili ja ka mbathur në Amerikën e Jugut pas hapjes së një hetimi për trafik të drogës.
Gazetari: Këto kulla në çfarë mënyre janë financuar?
Rama: Shqiptarët që jetojnë jashtë nuk janë më ato që pastronin shtëpitë apo që mblidhnin fruta. Shqiptarët janë si italianët, sepse italianët janë shqiptarë të veshur me Versace dhe pikë mbaro. Lere Rafaelon, Leonadon e të tjerët sepse nuk keni lidhje me to, por si ju edhe ne jemi shumë të lidhur me vendin dhe shqiptarët që janë jashtë investojnë për të blerë shtëpi.
Gazetari: Pra Kastrati ndërton kulla me paratë e kursyera të emigrantëve në Itali dhe në pjesën tjetër të Europës?
Rama: Nuk e di tamam sepse është një miks, por duhet të kuptosh se për çdo shtëpi ka mbaruar faza kalabreze e Shqipërise kur blinin shtëpi me para në dorë
Faza kalabreze siç e quan Rama edhe mund të ketë mbaruar, por llogaritë nuk dalin. Psh. vitin e kaluar, sipas Bankës së Shqipërisë nga jashtë kanë hyrë në Shqipëri rreth 800 milionë euro që edhe sikur të jenë investuar të gjitha në sektorin imobiliar nuk do të na ndihmonin të zbulonim misterin e origjinës të investimeve të ndërtimit.
Ola Xama: Vetëm një pjesë e vogël e kursimeve të parave të emigrantëve është investuar në sektorin e ndërtimit. Sado absurde, le të pranojmë për një moment se 800 milionë janë paratë e emigrantëve që kanë shkuar të gjitha në investime në ndërtim...ne kemi parë që totali i investimeve është 3 miliardë e 700 milionë euro. Duke mbledhur 800 milionë të emigrantëve me shumën që ka gjurmë ne banka arrijmë ne 1 miliard e 600 milionë, përsëri problemi mbetet i pa ndryshuar. Nga ku vjen 60% tjetër i parave që financon këto kulla?
Gazetari: Në Tiranë 20% i ndërtesave janë bosh...
Rama: Kush e thotë?
Gazetari: Të dhënat zyrtare.
Rama: Jo, nuk është e vërtetë...
Gazetari: Të dhënat e marra nga konsumimi i energjisë elektrike, nga kompania e juaj e energjisë elektrike.
Rama: Prit, prit...jeni ndotur si shumë nga burime që janë të njëanshme.
Gazetari: Janë të dhëna objektive
Rama: Kemi një regjim antireciklimi shumë të fortë...
Pavarësisht sistemit të antireciklimit, në kohët kur kullat mbinin si kërpudhat në Tiranë, në pjesën tjetër të Shqipërisë shumoheshin plantacionet me mariuane. Boom-i i ndërtimeve arriti pas rritjes ekponenciale te faturimeve të organizatave kriminale të cilat falë prodhimit intensiv ne vend kanë arritur të pushtojnë tregun europian të drogës, një situatë që duket se ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit edhe sipas disa anëtareve të qeverisë më afër Edi Ramës si Arben Ahmetaj, ish-zëvendës kryeministër të cilin e takojmë në Zvicër ku është strehuar pas mandatit të arrestit për korrupsion lëshuar nga prokuroria e Tiranës.
Ahmetaj: Kam qenë i vetmi ministër që kam kundërshtuar kanabisin në mbledhjet e qeverisë. Në dy mbledhje i kam thënë: plantacionet e mariuanës po shtohen kaq shumë dhe qeveria nuk bën asgjë?
Gazetari: Çfarë ju është përgjigjur Edi Rama?
Ahmetaj: Sipas tij, plantacionet do i jepnin një shtytje të madhe ekonomisë shqiptare. Unë i jam përgjigjur: si mund të ndodhë kjo? Kolumbia duhet të ishte vendi më i pasur në botë në fakt është si mos më keq. Si mundet Shqipëria të bëhet një vend normal dhe të rrisë ekonominë në këtë mënyrë?
Arben Ahmetaj është pjesë e rrethit shumë të ngushtë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që nga viti 2013. Në qeverisjen e tij të parë ishte ministër i zhvillimit ekonomik, në mandatin e dytë të Ramës ai u bë ministër i financave dhe në mandatin e tretë u promovua si zëvendëskryeministër. Në ‘Report’, ish-krahu i djathtë denoncon marrëdhëniet e supozuara mes kreut të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të krimit të organizuar.
Ndarja mes Ramës dhe Ahmetajt ka ndodhur rreth një viti e gjysmë më parë për shkak të akuzave zyrtare të magjistratëve shqiptar kundër Ahmetaj se ka marrë ryshfete për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Kështu nga delfin për vijimësinë, përgjatë kësaj bisede, Ahmetaj kthehet në akuzuesin e tij (Ramës) më të fortë.
Ahmetaj: Grupet kriminale marrin tendera përmes prestanome-ve, është diçka që dihet në Shqipëri, ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre në ndërtim. Shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj kanë dritën jeshile në Shqipëri. Ka një koordinim mes organizatave të ndryshme mafioze. Ata nuk vriten mes tyre vetëm se Edi Rama u ka kërkuar atyre të mos bëjnë rrëmujë.
Gazetari: Edi Rama është vërtetë i lidhur me këto grupe kriminale?
Ahmetaj: Rama nuk është vetëm i lidhur me to, të jap emrin e koordinatorit të tij: Ergys Agasi
Gazetari: Kush është ky?
Ahmetaj: Është një person që jeton në Durrës, afër klaneve të Durrësit. Tani ai është bërë koordinator i të gjithë grupeve për hesap të Ramës.
Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish parlamentari të pushtetshëm të Partisë Socialiste njëkohësisht pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe merren me logjistikë. Nuk është hetuar apo dënuar ndonjëherë për raportet e tij me mafian shqiptare, por shpesh media shqiptare ka folur për lidhjet e tij me subjekte që vijnë nga bota e krimit si për shembull narkotrafikanti Troplini.
Gazetari: Ju po thoni se Rama ka raporte direkte me klane mafioze përmes Agasit?
Ahmetaj: Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet.
Gazetari: Ku dhe si i takon Rama ato?
Ahmetaj: Edhe në zyrën e tij, në sallën e mbledhjeve të cilën e përdor brenda kryeministrisë. Unë nuk kam marrë pjesë kurrë sepse nuk kam pranuar asnjëherë të jem i përfshirë.
Gazetari: I keni parë me sytë tuaj?
Ahmetaj: I kam parë pothuajse të gjithë
Gazetari: Kush të gjithë? Më jepni emra.
Ahmetaj: Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani...
Gazetari: Ju po thoni drejtues te mafies?
Ahmetaj: Po, drejtues te mafies.
Është hera e parë që ish zv kryeministri hedh në adresë të Edi Ramës akuza kaq të rënda të cilat nuk kanë qenë kurrë objekt hetimesh apo procedimesh penale.
Rama (referuar deklaratave të Ahmetaj për Report): Unë nuk do ti besoja shumë atyre që flasim pasi kanë humbur të ngrohtin nga karriga e pushtetit poshtë bytës njerëz që nuk duhet të merren seriozisht, por që vetëm duhen trajtuar me mëshirë.
Gazetari: Sipas të njëjtit burim në këtë zyrë kanë hyrë drejtues të krimit shqiptar, që ju i keni takuar këtu
Rama: Atëherë duhet të jetë një burim totalisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë
Gazetari: Po, por ka patur një rol shumë të rëndësishëm në qeveritë tuaja
Rama: Ne kemi një thënie në shqip që thotë se çdo pyll ka derrat e tij
Gazetari: Por, a është e vërtetë apo jo që ju keni takuar figura të krimit shqiptar?
Rama: Të vërtetat në shumicën e rasteve janë të mërzitshme dhe nuk bëjnë lajm. Gënjeshtrat janë argëtuese, bëjnë lajm. Atëherë pse jo, drejtuesit e organizatave kriminale kanë hyrë këtu dhe unë pikturoja ndërkohë që ata më tregonin hartat e trafikut. Do të ishte një film i bukur.
Kryeministri refuzon të gjitha akuzat e ish krahut të tij të djathtë, por në mediat shqiptare mbi të gjitha ato të opozitës prej kohësh shfaqen artikuj për njerëz gjithnjë e më të rëndësishëm të rrethit të ngushtë të Edi Ramës i i njohur Ergys Agasi, njeriu që Ahmetaj e referon si personin e lidhur me organizata kriminale shqiptare.
Gazetari: Ka një detaj specifik mbi figurën e Ergys Agasit, që referohet si personi që menaxhon raportet...
Rama: Më fal, por mundet ne të bëjmë një intervistë ku ju përfaqësoni një program të famshëm në Itali e unë jam kryeministri i Shqipërisë dhe e çojmë në këtë nivel kaq të ulët... nuk është e mundur...
Gazetari: Po unë ju bëj pyetje dhe përgjigja juaj mund të jetë bindëse.
Rama: Nuk është shërbimi publik për të përmendur emra që janë në jetën e tyre, në punën e tyre dhe që nuk kanë asnjë lidhje me punën tuaj apo me punën time
Gazetari: Mediat shqiptare flasin për Agasin si një hije e pushtetit tuaj.
Rama: Mediat shqiptare...neveria e ‘Reportit’ është mjaltë në krahasim me neverinë e të ngjashmëve tuaj këtu në Shqipëri. Mediat shqiptare nuk kanë argument.
U intereson edhe italianëve në fakt figura e Luftar Hysa, biznesmen shqiptar i emigruar në SHBA shumë vite më parë. Sipas autoriteteve kanadeze që i kanë konfiskuar një kazino në Montreal ai është një nga pastruesit më të rëndësishëm të parave të karteleve të drogës meksikane të Sinaloas. Mes 2019 dhe 2020 ai ka dërguar para në Itali dhe Shqipëri, një shumë rreth 18 milionë euro. Interesi i njeriut të Sinaloas është përqendruar gjatë viteve të fundit në Ballkan. Ne 4 tetorin e 2020 pas përfundimit të transaksioneve me Italinë dhe Shqipërinë është fotografuar ndërkohë që hynte në godinën e kryeministrisë
Gazetari: Si ka mundësi që jeni takuar me Luftar Hysa këtu në....
Rama: Ja një tjetër emër që del kështu...
Gazetari: Sipas autoriteteve kanadeze është pastruesi i parave të karteleve të Sinaloa dhe këtu në Shqipëri i është dhënë leja për të hapur një kazino, prandaj flasim për fakte dhe situata shumë specifike.
Rama: Më fal, unë takoj shumë persona, pastaj nëse një ditë zbulohet se ky person nuk i ka punët në rregull i takon drejtësisë të bëjë punën e saj...
Luftar Hysa është ortak i Besnik Lulaj, personi që e ka shoqëruar gjatë vizitës në godinën e kryeministrisë. Lulaj është pronari i një resorti luksi në Vlorë brenda të cilit, së bashku me Hysën ka hapur një kazino për të cilin ka marrë një licence dy muaj pas takimit të zhvilluar me Edi Ramën.
Rama: Faktet janë pak ndryshe. Në ç’kuptim? Atje ka një investim të një familje nga Vlora. Ata, të cilët unë i njoh, më kanë thënë duam të të takojmë sepse kemi një kushëri që jeton në Meksikë dhe do të na ndihmojë për të operuar në kazino. Mirë i thashë, hajdeni. Erdhën, më pyetën vetëm nëse ka pengesa për ta realizuar. Informacione mbi realizueshmërinë e kësaj...
Gazetari: Dhe në këtë rast ishte edhe ky Risa?
Rama: Ai erdhi me ta dhe vetëm një herë e kam parë në jetën time.
Report ka kontaktuar Agasin, i cili ka mohuar raportet me klanet mafioze dhe është shprehur se lidhja e tij me Ramën është absurde që është bërë objekt interesi i një emisioni televiziv italian. ‘Kryeministri është një lider partie dhe unë e respektoj shumë, por marrëdhënia ime me të nuk duhet të jetë argument për të cilin as nuk jam i detyruar të përgjigjem as në të mirë e as në të keq’ ka deklaruar Agasi për Report.