'Do përfshihesh në politikë'/ Argita Malltezi: Unë nuk futem në politikë që të dal një ditë të udhëheq një protestë dhe...

E Enjte, 06 June 2024 09:11
 
 
 

Argita Malltezi ka foluar mbrëmjen e sotme në emisionin “quovadis” në Vizion Plus ka folur për përfshirjen e saj në politikë.

Insistimit të panelistëve për të marrë një përgjigje nga Malltezi, nëse do të përfshihet në mënyrë më të dretjpërdrejtë në politikë, ajo iu përgjigj se nuk e ka një projek të tillë, por theksoi se është e gatshme të vlerësojë çdo situatë sipas kushteve dhe rrethanave. 

 
 

“Unë i jam kushtuar jetës akademike, në të ardhmen ndoshta do të mendoja edhe avokatinë, por unë me politikë jam marrë gjithë jetën time, jam marrë më shumë se me çdo komponent tjetër të jetës time me politikë sepse ka qenë e lidhur edhe jeta ime, prindërve të mi, bashkëshortit…Unë nuk futem në politikë që të dal një ditë të udhëheq një protestë dhe të them u futa në politikë. Të futesh në politikë ka rregulla. Ka struktura, ka garë.”,- u shpreh Argita Malltezi. 

Argita Malltezi pranoi në Quo Vadis se ka diskutuar me Sali Berishën për çdo gjë, por momentalisht nuk e ka prioritet pozicionimin në rresht të parë.

“Kam diskutuar edhe me babain tim, por nuk e kam prioritet të hyj në rresht të parë të aktivizimit politik”, shtoi Malltezi.

E pyetur nga kryeredaktori i Vizion Plus Roland Zili se kush do e trashëgojë “hipotekën” politike të Berishës, Argita Malltezi tha:

“Trashëgimia e Berishës i takon PD që ka ardhur si rezultat i njerëzve që kanë kontribuar dhe i lidershipit të Sali Berishës. Ka dhe një komponent familjar, i cili na takon ne. Kjo është diçka që mund të ruhet në familje dhe nuk mund të përfshihen të dyja. Nëse nuk do merrem me poolitikë, unë dhe Shkëlzeni ruajmë atë trashëgimi të veçantë”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...