Berisha: Denoncova i pari narkoshtetin ndaj po paguaj çmimin! Prandaj u shpalla non-grata dhe jam sot i burgosur politik pa asnjë akuzë

E Enjte, 06 June 2024 09:13
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha tregoi edhe njëherë tjetër se është ai i pari i cili e denoncoi narkoshtetin e Edi Ramës dhe për këtë po paguan çmimin.

Në fjalën e tij në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha theksoi se për arsye, u shpall non-grata dhe është sot i burgosur politik pa asnjë akuzë.

 

Berisha: Nuk ka rëndësi cili ambasador e mbron Edi Ramën. Nuk ka rëndësi cili ndërkombëtar e mbështet narkoshtetin. Funksionarët shkojnë e vijnë. Por media si Rai 3, media si Bild, janë zëri i Europës për dekada e dekada, dhe do të vazhdojnë të jenë për dekada të tjera.

Për hir të së vërtetës, Sali Berisha e kishte paralajmëruar krijimin e narkoshtetit 8 vite më parë! 10 vite me parë denoncuam të parët narkoflotën e Edi Ramës, kanabizimin e Shqipërisë, dhe 8 vite më parë denoncuam dhe publikuam para shqiptarëve nomenklaturën e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë me në krye Edi Ramën.

Opozita e vërtetë i kishte denoncuar që të gjitha vite më parë. Inceneratorët, kanabizimin, 5D-në dhe çdo monstruozitet tjetër të Edi Ramës dhe Rilindjes.

Për t’i dalë zot vendit ne qëndruam zëri i pamposhtur i tij. Natyrisht paguam dhe çmimin, prandaj Sali Berisha u shpall non-grata, prandaj është sot i burgosur politik pa asnjë akuzë.

Por të dashur qytetarë dhe qytetare, pas Zotit është dheu yt dhe meriton çdo sakrifice dhe duhet t’i lutesh Zotit të pranojë sakrificën tende.

Në këtë qëndrim të pamposhtur qëndron arsyeja e luftës së egër primitive kundër opozitës shqiptare.

Prandaj u vodh vula e partisë kryesore opozitare.

Prandaj kryetari i saj u godit me grusht që të mos mbante fjalën e tij përpara liderëve evropianë.

Prandaj fushata zgjedhore e vitit 2023 nisi me tritol ndaj kreut të PD së Vaut të Dejës dhe u mbyll me arrestimin politik të kandidatit të Himarës.

Prandaj nuk u lejua emri i Sali Berishës në fletën e votimit.

Prandaj lideri i opozitës u arrestua pa asnjë provë fakt dhe akuzë.

Dhe prandaj avokati i liderit të opozitës me porosi të Edi Ramës i bëhet atentat para kopshtit të fëmijës, në mes të ditës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...