Balliu: Po jetojmë në narkoshtetin e narkokryeministrit Edi Rama

E Enjte, 06 June 2024 14:45
 
 

Opozita është mbledhur në protestë para Kuvendit gjatë ditës së sotme.

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu, bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve kundër narkoshtetit. 

 

Klevis Balliu: Po jetojmë në një narkoshtet, narkoshtetin e narkoqeverisë të narkokryeministrit Edi Rama. Të nderuar miq, asnjë njeri nuk i zgjidh problemet e këtij vendi përveçse populli i këtij vendi. 

Asnjë njeri nuk i del dot për zot shtëpisë së askujt përveç pronari i shtëpisë. Pronari i Shqipërisë janë qytetarët dhe jo narkoqeveria. 

Një thirrje kam për Policinë e Shtetit, hapini rrugën qytetarëve të shkojnë dhe të nxjerrin narkodeputetët që kanë mbuluar dhe privatizuar prokurorinë e Shqipërisë, nga Ermonela Felaj deri të narkokryeministri Edi Rama. 

Thirrje kam për institucionet e demek drejtësisë si SKAPI i partisë, ja ku i ke, do të luftosh korrupsionin, nxirre grupin parlamentar të Partisë Socialiste që në fakt është grupi parlamentar i partisë kriminale, i partisë së drogës, i partisë së krimit.

Të nderuar qytetarë, është koha t'i dalim zot vendit tonë, shtëpisë sonë, pluralizmit, demokracisë.

Nuk ka asnjë vend tjetër në botë dhe nuk ka asnjë me uniformë apo pa uniformë që do mund të bëjë presion ndaj demokratëve, ndaj opozitës dhe ndaj çdo qytetari shqiptar...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...