‘Shqipëria konsiderohet si Kolumbi a e Europës’, Meta: Policia në shërbim të drogës e krimit

E Enjte, 06 June 2024 14:50
 
 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Shqipëria konsiderohet si Kolumbia e Europës, ndërkohë që narkotrafikantët mbështetën edhe nga qeveria.

Ai ka shtuar se policia është bërë palë duke u vënë në shërbim të drogës e krimit, ndërsa shtoi se gjatë protestës së mbajtur sot nga opozita para Kuvendit, u përdorën lëndë kimike kundër protestuesve. 

 

Deklarata e Presidentit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta

Përshëndetje!

Tashmë është një fakt i njohur botërisht, se ndërtimi i narkoshtetit është projekti personal i Edi Ramës, i cili me ndërgjegje të plotë dhe objektiv të qartë, ka lejuar dhe nxitur kanabizimin e vendit, duke mbështetur dhe  përdorur narkotrafikantët për të mbajtur pushtetin, dhe për të blerë zgjedhjet me paratë e drogës.

Filozofia e kësaj Qeverie është pohuar edhe nga ish-krahu i tij i djathtë për një dekadë, ish-Zv/Kryeministri Arben Ahmetaj i cili dëshmoi se për Edi Ramën “kanabizimi zhvillon vendin”. Ndërkohë që, edhe  ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kur ishte në detyrë me zërin e plotë pohonte botërisht se “pa krim nuk ka zhvillim”.

REFUZIMI I MOCIONIT DHE PARLAMENTI ITALIAN

Është kjo arsyeja pse Kuvendi i marrë peng nga Narkoqeveria, që është shndërruar në noter të saj duke qepur ligje me porosi për klientët e Edi Ramës, e rrëzoi sot kërkesën legjitime të opozitës për mocion me debat për Kryeministrin për këtë çështje.

Kryeministri Edi Rama prej kohësh nuk raporton në Kuvend për drogën dhe kriminalitetin, duke shkelur një detyrim kushtetues sepse është ai personalisht

mbështetësi i narkotrafikantëve dhe interesave të tyre duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me ta edhe në zyrën e tij në Këshillin e Ministrave.

Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë rrëzon me dhunë kërkesën e opozitës për mocion me debat për Edi Ramën lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar, nga Italia fqinje vjen lajmi se në Parlamentin italian do të zhvillohet një interpelancë parlamentare mbi deklaratat e ish Zv/Kryeministrit Ahmetaj dhënë për RAI 3.

PROTESTA

E përshëndes përzemërsisht protestën e sotme të opozitës para godinës së Parlamentit dhe dënoj me forcë dhunën kriminale, shporpocionale dhe të pajustifikuar të Narkopolicisë ndaj qytetarëve, deri duke përdorur edhe lëndë kimike ndaj tyre.

Nuk ka asnjë surprizë nga ky brutalitet, sa kohë, siç është vërtetuar nga dosja “Metamorfoza” dhe nga investigimi i RAI 3, Policia është vënë në shërbim të hapur të drogës dhe në mbrojtje të trafikantëve, ku vetë shefa dhe drejtorë të lartë të Policisë, jo vetëm janë përfshirë në kultivimin e kanabisit, por edhe janë pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe kanë marrë pjesë në krah të krimit të organizuar në një sërë atentatesh mafioze.

Kjo ndodh sepse është vetë Edi Rama që takon në zyrë dhe mbështet personalisht narkotrafikantët dhe mafiozët në përfitimin e interesave ekonomike, përfshi prona strategjike dhe para publike, tendera, koncensione dhe PPP.

Ndaj sot Shqipëria cilësohet për fat të keq edhe si “Kolumbia e Europës”.

PRONAT PUBLIKE JEPEN PËR KULLA NË TIRANË

Së fundmi Edi Rama ka çelur një procedurë prokurimi korruptive dhe jo transparente duke nxjerrë një sërë pronash shtetërore në Tiranë “në shitje”, për t’i lënë vend zhvillimit të kullave, gjoja në këmbim të zyrave të administratës.

Kjo nismë bëhet publike në një kohë kur RAI 3, por edhe shumë raporte të organizatave prestigjioze ndërkombëtare, përfshi dhe Antimafian Italiane kanë faktuar se Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigande të pastrimit të parave të pista nëpërmjet kullave shumëkatëshe.

Ky projekt mafioz i rradhës i Edi Ramës, i bërë publike nga mediat, synon ndërtimin në Tiranë të kullave deri në 41 kate në prona publike nga “Komuna e Parisit” tek “Inxhinieria”.

Prona e parë shtetërore që do të shembet është godina e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare me truall 9400 m2, në zonën “Komuna e Parisit”, afër së cilës janë blloqe apartamentesh të ndërtuara nga vitet 1950 deri sot, që gjithashtu parashikohen t’u merren qytetarëve në funksion të këtij projekti korruptiv.

Prona e dytë është në afërsi të Bulevardit “Zhan D’Ark” ku është Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, në një truall me sipërfaqe 2840 m2 që gjithashtu parashikohet të shembet për t’i hapur vendin një tjetër kulle.

Prona e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, afër Shkollës “Harry T. Fultz”, me një sipërfaqje trualli 5,000 m², si dhe prona shtetërore tek Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, me një sipërfaqe prej 3 mijë m2 parashikohen të kenë të njëjtin fat.

PROGRAMI I PL

Përmes investitorëve strategjike, lejet për kulla shumëkateshe ku apartamentet që nuk shiten vetëm në Tiranë aktualisht shkojnë në rreth 52 mijë, nuk janë gjë tjetër veçse një pastrim i hapur i parave të pista.

Në vend të përqendrimit të investimeve vetëm tek ndërtimi, për kulla dhe pallate, nevojitet një politikë e përgjegjshme dhe efektive për tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendase, që hapin vende të reja pune dhe garantojnë një ekonomi të qëndrueshme.

Ekonomia e kullave po kthehet në një vrasëse të shëndetit dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht në Tiranë, ku monitorimet serioze vërtetojnë qartë situatën katastrofike të ndotjes, të paktën mbi 20 herë mbi normat e lejuara. Pa harruar trafikun e tmerrshëm, që është kthyer në gangrenë për kryeqytetin.

Çifteve të reja u duhen 50-70 vite kursime për të blerë një apartament në periferi dhe me çmimet e apartamenteve në qiell, jo që nuk mund të imagjinohet të blihet një shtëpi e re, por edhe qeraja e saj është bërë e papërballueshme sidomos për familjet e reja.

Mbështetja e familjeve të reja është kryeprioriteti i Partisë së Lirisë. Ndaj ne angazhohemi për:

Kredi për çiftet e reja, 20,000 mijë euro, ku interesat i paguan shteti.

Ofrimi i shtëpive për çiftet e reja sipas modelit hungarez, krijimi i fondit të banesave për çiftet e reja, blerje me kosto e banesave të pashitura;

Kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje e kredisë me 3,000 euro për fëmijën e parë, 6,000 euro për fëmijën e dytë dhe 10,000 euro për fëmijën e tretë.

Pesë prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus janë e vetmja rrugë që ndalin shpopullimin, mbrojnë Familjen dhe Kombin!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...