Gëzuar Kosovë, 25-vjetorin e lirisë!

Hënë, 10 June 2024 13:40
 
Nga Sali Berisha 
 

Sot shqiptarët në Kosovë dhe kudo që janë në mbarë botën festojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës si ditën e parë të lirisë në historinë shekullore të saj. Sot shqiptarët festojnë ditën e bekuar, 25-vjetorin e hyrjes së trupave çlirimtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Kosovë. Por ne shqiptarët sot kremtojmë 25 vitet e para në historinë tonë shekullore si një komb në liri mbasi liria kombëtare është një dhe e pandarë.

Kosova e lirë ka në themele, shpirtin e pamposhtur të qytetarëve të saj ndaj barbarive dhe gjenocidit ciklik serb, ka luftërat, gjakun, qëndresën epike dhe sakrificën sublime të qindra e mijëra martirëve të saj që luftuan dhe ranë për t’u bërë të pavdekshëm për liri dhe dinjitet kombëtar nga vitet 1870 në vitet 1999, ka luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të saj, të komandantëve dhe luftëtarëve të lirisë, si faqja më e ndritur në historinë e luftërave të kombit tonë pas atyre të prijësit të përjetshëm të shqiptarëve, Skënderbeut.

Pavarësia e Kosovës është vepër e arkitekttit të saj, politikanit vizionar dhe mendjendritur të kombit shqiptar, Presidentit Ibrahim Rugova, Gandit të Europës, që endi në shpirtin dhe mendjen e shqiptarëve të Kosovës, ëndrrën e tyre më të bukur, më fisnike të njeriut të civilizuar, lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Presidenti Rugova themeloi e ngriti në kushtet e pushtimit më të egër Republikën e Kosovës, pushtetin e shqiptarëve të shtypur paralel me pushtetin e pushtuesve barbarë.

Ai paraqiti dhe mbrojti me vendosmëri dhe vizion në Shtëpinë e Bardhë dhe kancelaritë më të mëdha të botës çështjen e drejtë të popullit të Kosovës dhe zgjidhjen e saj.

Ai arriti ta shndërroje këtë kauzë në çështje kryesore të axhendës të SHBA dhe vendeve të lira perëndimore!

Liria e Kosovës është vepër e komandantit legjendar Adem Jashari, që i la kombit të vet kreshtën e trimërisë, heroizmit dhe sakrificës si dhe heronjve të tjerë të pavdekshëm dhe dhjetëra mijëra luftëtarëve të lirisë që me, guximin, heroizmin, sakrificën e tyre bënë luftën e fundit çlirimtare në Europë për lirinë e Kosovës.

Liria e Kosovës është vepër e shqiptarëve në rajon dhe kudo në bote që moton “Një komb, një qëndrim” u bashkuan në një si kurrë më parë. Shqipëria pas çlirimit të vet nga diktatura hoxhiste luajti rolin e saj të pazëvendësueshëm!

Por Kosova u bë e lirë vetëm falë mbështetjes së fuqishme dhe rolin përcaktues të SHBA, të Kongresit të këtij vendi dhe Presidentit Bill Clinton, vendeve të mëdha të perëndimit dhe vendeve anëtare të NATO-s që dërguan trupat e tyre në misionin e çlirimit të Kosovës.

Sot në këtë 25-vjetor në rrugën e lirisë me arritjet e saj mahnitëse, Kosova bën krenar çdo shqiptar. Ajo sot është një demokraci funksionale që ka konsoliduar institucionet demokratike, shtetin ligjor dhe ka arritur standardet më të larta të garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave në rajon.

Të dashur miq, duke i uruar nga zemra, Kosovës dhe qytetarëve të saj e mbarë shqiptarëve, 25-vjetorin e lirisë, të çlirimit të Kosovës, ju ftoj të përulemi me nderimin më të madh dhe mirënjohjen tonë më të pakufishme para sakrificës së qindra e mijëra martirëve të saj, luftëtarëve të lirisë, që luftuan e flijuan jetën dhe rininë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, para veprës së pavdekshme të arkitektit të pavarësisë së Kosovës Presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe të falënderojmë me mirënjohjen më të thellë SHBA dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s që me ndërhyrjen e tyre luajtën rol përcaktues në çlirimin e saj.

Gëzuar!

Zoti e bekoftë Kosovën!

Zoti i bekoftë shqiptarët dhe miqtë e tyre!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...