Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbylli edhe protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës.
Pavarësisht temperaturave të larta, qytetarë të shumtë u mblodhën përpara godinës duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.
Protesta u shoqërua nga momente tensioni, pasi policia provokoi dhe sulmoi protestuesit.
Si pasojë e këtij sulmi u lënduan edhe zyrtarë të lartë demokratë.
Ndërkohë, protesta e radhës do të jetë të mërkurën në orën 11:00.