Vendimi i sotëm ka rëndësi jo për Berishën apo Bashën, por për demokracinë.
Respekti ndaj vullnetit të qytetarit. Shumica vendos, pakica respektohet.
Berisha u përball i vetëm, me gjithë fuqinë korruptive të Soros qysh në 2021. Nuk kërkoi asgjë nga asnjë demokrat.
Vetëm kur PD deshën ta tallin e t’i caktojnë se kë duhet të mbante për deputet e kë jo, në mes Shtatori 2021 nisi turet e tij veç me qytetarët e fare pak deputetë.
Gjithsçka bënë që të mos ia transmetonin, por i shtuan shikuesit në Facebook të tij dhe Syri TV që i shfaqte.
Vetë demokratët u organizuan dhe realizuan kuvend të jashtëzakonshëm.
Mbi 5000 formularë me firma u depozituan në PD, por për fat të keq në vend që të respektoheshin u injoruan se dikush mendoi që Soros përcakton e jo demokratët. Kuvendi është organi ku duhej të reflektonim të gjithë e jo të vijonte ndarja dhe karnevalet.
Sot pashë pafund njerëz të gëzuar, demokratë të thjeshtë dhe deputetë, shumë prej atyre që para 3 vitesh mendonin ndryshe sot ishin bashkë në gëzim.
Deputetët u bënë bashkë e vendosën të dëgjojnë demokratët e thjeshtë, ata që vendosin, ata që të votojnë, ata që të mbrojnë votat nga banda e hajdutëve të Edi Ramës.
Sot të gjithë jemi më të pjekur, kemi pranuar jo vetëm që të respektojmë mendimin ndryshe, por jemi bashkuar në diversitet si vlerë e demokracisë, jo si Edi Rama që nuk lejon askënd të flasë një fjalë kundër asaj që shpall Edi Rama. (A tha dot 1 socialist 1 fjalë kundra inceneratorëve që Rama i shpalli si krenari e tij ndërsa të gjithë e dinin së çfarë batërdie ishte).
Një pengmarrje e gjatë dhe e panevojshme 2 vjeçare sipas Edi Ramës. Shumë energji të shkuara dëm, por mendoj se kthesa e fortë do të prodhojë rezultate të forta! Me Zotin përpara!