Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha ka përshëndetur tifozët që kanë shpalosur në stadiumin e Dortmundit, parullën ‘Rama ik’.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Miqtë e mi, pak çaste na ndajnë, më pak se një orë nga ndeshja e kombëtares tonë në Dortmund me kombëtaren e Italisë.
Është nder i madh të ndeshesh me njërën prej skuadrave më të forta të planetit, me një traditë të shkëlqyer.
Por akoma është më nder kur një skuadër e tillë ka frikë reale nga skuadra jonë kombëtare.
Prandaj edhe njëherë, le t’i urojmë suksese dhe fitore ekipit tonë kombëtar, futbollistëve, kapitenit, trajnerit dhe federatës.
Por një përshëndetje shumë të përzemërt tifozëve kuqezi, të cilët sot janë magjia e Dortmundit.
Miqtë e mi, me këtë rast në emër tuaj dua të përshëndes edhe ata guximtarë që kanë shpalosur në këto momente në stadiumin e Dortmundit parullën: Rama ik! Rama ik!
Ai edhe mund të mos ikë, por të paktën syrin e tij të keq e presin me atë parullë.
Kombi u është mirënjohës për aktin e tyre patriotik.