Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do zhvillohet të premten para Bashkisë Tiranë, ku prej 13 javësh kërkohet dorëheqja e tij, pas publikimit të skandalit të inceneratorit fantazëm dhe dosjes 5D ku drejtorët e tij vidhnin 100% tenderat publike me anë të kompanive të tyre private.
‘Ju ftoj të premten të përmbushim detyrën tonë, të largojmë nga zyra hajdutin e vjedhjes 100 % të taksave, Erion Veliaj’, u shpreh Berisha.
Berisha: Miqtë e mi, e premtja po vjen.
Erion Veliaj vazhdon sfidon revoltën popullore.
Sfidon qytetarët!
Vazhdon të qëndrojë në detyrë si qeveritari i zi me modelin e vjedhjeve 100 përqind.
Hotelet e tij me 5 yje lartësohen çdo javë sepse mercenari Dumani është bërë parzmore e tij, e amniston atë!
Shpresa e vetme për Shqipërinë, për shqiptarët, jeni ju.
Ta kapni për zverku këtë mafioz të shpifur, ta nxirrni nga zyra, ta varni në shtyllën e turpit të historisë.
Qytetarë dhe qytetare, ftesa ime për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë, t’i dalë zot vetes, të marrë fatin e tij në duart e veta.
Të marrë fatin e shqiptarëve në duart e tij.
Shqipërinë e bëjnë vetëm shqiptarët.
Shqipërinë po e zhbëjnë mafia shqiptare dhe ndërkombëtare.
Shqipëria sot ka lëshuar klithmën e shpëtimit që duhet ta dëgjojë çdo bir dhe bijë e saj.
Ndaj dhe ju ftoj të premten të përmbushim detyrën tonë, të largojmë nga zyra hajdutin e vjedhjes 100 përqind të taksave, Erion Veliaj.
Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!