Shehaj: UNICEF paguan Linda Ramën për projekte në Shqipëri, Edi Rama përcakton politikat

Tuesday, 25 June 2024 00:12
 

Ekspertja e politikave ekonomike, Brisida Shehaj, e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar raportin e fundit të UNICEF që thoshte se 47 për qind e fëmijëve shqiptarë ishin të kequshqyer.

Shehaj zbuloi për herë të parë dhe një fakt, se si UNICEF paguan në Shqipëri, Linda Ramën, bashkëshortja e Edi Ramës, për të bërë projekte e për të përcaktuar se ku duhet të investohet. 

 

‘Më vjen mirë që UNICEF-it i paskan vajtur shifrat, sepse kjo organizatë paguan Linda Ramën në Shqipëri, për të bërë projektet dhe për të bërë edhe këtë projektin e ekonomisë së qëndrueshme në vend, që na përcakton edhe fushat ku duhet të investohet në këtë ekonomi të qëndrueshme dhe paratë i merr Linda Rama, gruaja e kryeministrit.

Përsa i përket Bankës Botërore, këto shifra dhe informacione ne këto shifra i kemi diskutuar që në 2020.

Në një ekonomi, këta ministra, drejtorë, e kushdo tjetër, kur bëhej analiza e rritjes ekonomike dy ishin fushat; ndërtim dhe energji. Ne ishim peng e shirave, nëse do prodhohej energji dhe ndërtimi. Sot është futur edhe një fushë që është shitja apo blerja pasurisë së palujtshme.

Të gjithë këta institucion ndërkombëtare e dinë shumë mirë se që nga viti 2015-16, kjo është fusha kryesore dhe këto janë të ardhurat ekonomike që ka Shqipëria.

Pra nuk prodhojmë ekonomi, ne nuk prodhojmë asgjë.

Nëse rritja ekonomia 3-4 për qind varet nga energjia e shitur nëse të ra shi apo jo dhe pjesa tjetër janë investimet në ndërtim.

Shqipëria, opozita dhe të gjithë duhet të dalim nga kompleksi i të qenit ‘fair’ me institucionet ndërkombëtare që e shkatërruan dhe po vazhdojnë të financojnë këtë qeveri të kriminalizuar.

Tani ka vajtur aty ku nuk mund të fshihet më.

UNICEF paguan për projekte gruan e kryeministrit të vendit. Si mundet gruaja e kryeministrit të vendit të marrë projekte dhe të flasë për Shqipërinë, kur është i shoqi ai që përcakton politikat e këtij vendi.

Këtu çdo gjë është e lidhur në formë klienteliste. Ka vajtur atje ku nuk mban më’, tha Brisida Shehaj, në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...