'Bashkim në betejë'/ Berisha: Të gjithë demokratët të mblidhen rreth flamurit të partisë së tyre

Tuesday, 25 June 2024 00:14
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të mblidhen rreth flamurit të partisë së tyre.

Në mbledhjen e kryesisë që po zhvillohet në selinë blu, Berisha theksoi se ky nuk është një bashkim në festë, por një bashkim në betejë.

 

Berisha: Mirëdita dhe përshëndetje, përshëndes anëtaret dhe anëtarët e PD, drejtuesit e saj.

E konsideroj këtë mbledhje shumë të rëndësishme, në një moment të veçantë të PD, në një moment kur një kalvar i vërtetë, i imponuar në mënyrë antikushtetuese, antiligjore nga Edi Rama dhe regjimi i tij merr fund.

Kryesia mblidhet sot me moton më kryesore të bashkimit të të gjithë demokratëve rreth flamurit të partisë së tyre.

Dmth rreth idealeve, rreth kontributeve dhe mendoj se mesazhi më kryesor që përcjell kjo mbledhje sot është, mirëpritja e të gjithë aty të cilët ndër vite dhanë kontributet të pamohueshme në këtë parti dhe që për një arsye apo një tjetër, për një arsyetim, apo një tjetër, kanë hezituar të bashkohen me shumicën duke përdorur, ose duke patur si shkak çështjen e logos, flamurit të cilat si një padrejtësi e madhe, morën fund këto ditë.

Ndaj dhe unë siç e kam bërë në mënyrë të përsëritur, e bëj përsëri thirrjen për të gjithë demokratët që besojnë në idealet që kanë mbrojtur në kontributin që kanë dhënë, të bashkohemi dhe të vazhdojmë betejën tonë.

Theksoj këtu ky nuk është një bashkim në festë, por një bashkim në betejë.

Në betejë të një rëndësie jetike, vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Duke theksuar këtë unë ju drejtohem ju, anëtarëve dhe anëtareve të kryesisë së PD, është në detyrën tuaj më të parë sikundër të të gjithë strukturave të partisë sonë, të bëjmë gjithçka për të mirëpritur në shtëpinë e tyre, të gjithë ata demokrate dhe demokratë që e ndjejnë veten të tillë, dhe duan të bashkohen me ne.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...