Berisha: Mercenari Altin Zamani nuk guxon të hetojë pallatin 5-katësh të Linda Ramës dhe sarajet e Surrelit

Tuesday, 25 June 2024 00:16
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar akuzat në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumanit, në lidhje me nënshtrimin e tij ndaj provave skandaloze të korrupsionit galopant të Edi Ramës.

‘Mercenari Altin Zamani nuk guxon të hetojë pallatin pesëkatësh të Linda Ramës dhe sarajet e Surrelit’, theksoi Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

 

Berisha: Altin Zamani, ky mercenar në krye të grupit të strukturuar kriminal, thërret në Skrap blerësin e tretë të një banesë që dikur i përkiste ish-armikut Ilir Meta.

Por nuk guxon ky horr të hetojë pallatin pesëkatësh të Linda Ramës që nuk ka asnjë faturë, ndërtimore, bankare apo të çfarëdo lloji.

Nuk guxon ky horr që duan t’ia shesin shqiptarëve, të hetojë sarajet e Surrelit me 5 mijë metra katrorë kopsht, 57 metër katror themele, në një kohë kur Edi Rama kishte të deklaruara gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë.

Ju o dumanistë që nuk keni fytyrë të mbroni mëkatet tuaja se u ka marrë peng ai, thojuni shqiptarëve a duhet të hetohen sarajet e Edi Ramës, të ndërtuara mbi vjedhjen dhe krimin, apo duhet të thirret Batoni i Edi Ramës që ka blerë nga një blerës një shtëpi të blerë dikur nga Ilir Meta.

A e shihni ju tellallë që kaloni nga studio në studio për të mbrojtur krimet tuaja, se u ka marrë peng Dumani, përpiqeni të shisni kallp-sondazhe se paska opinion për të.

Se qenka i preferuar një hajdut i marrë peng, që ka larë paratë e vjedhura me apartamente.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...