Mos linçoni mjekët, ndëshkoni hajdutët e pareve dhe të jetës suaj!

E mërkurë, 26 June 2024 11:26
 
Nga Erion Dasho 

E turpshme deklarata e Borates së radhës që drejton shëndetësinë. Ka një zgjidhje shumë të thjeshtë për të siguruar medikamente për të prekurit nga sëmundje tumorale: Ndaloni koncesionet mashtruese që i rrjepin shëndetësisë më shumë se 50 milionë euro në vit dhe detyrojnë shqiptarët të paguajnë 60% të shpenzimeve për shëndetin nga xhepi!
 

Katër kolegë të QSU "Nënë Tereza" janë bërë lajm i ditës. Të akuzuar për "Shpërdorim të detyrës" ndaj tyre është vendosur masa e detyrimit të paraqitjes, së bashku me dy persona të tjerë që, me sa duket, duhet të jenë pronarë ose menaxherë të një klinike mjeksore.

Në disa portale sqarohet se "shpërdorimi i detyrës" konsistonte në orientimin e pacientëve drejt klinikës private dhe në keqpërdorimin e një aparati radioterapie. Në klinikën private dhe në një farmaci pranë saj, me sa duket, ofroheshin edhe medikamente për të cilat është deklaruar se ishin sjellë dhe shiteshin kontrabandë. Ndërkohë në një bisedë midis mjekëve flitet për honorare prej 300 dhe 500 euro.

Çfarë më bën përshtypje në këtë histori?

Së pari, ndonëse mjekët nuk arrestohen më si hajdutë xhepash, sërish identitetet e tyre, emrat e plotë, adresat, ditëlindjet, emrat e prindërve, numrat e kartave të identitetit, etj., publikohen online në shkelje flagrante të privatësisë. Kjo është e papranueshme.

Së dyti, biseda të nxjerra nga konteksti si ajo mbi honorarët e operacioneve duhet të merren me rezerva. Nga një anë, ato mund të jenë pagesa të përfituara nga puna në klinikën private. Nga ana tjetër, ato mund të jenë thjesht shaka kolegësh, ku një prej bashkëbiseduesve duket qartë se "ngacmon" tjetrin për fitimet që sipas tij duhet të ketë në një javë.

Së treti, dhe më kryesorja, këto ndëshkime midis bluzave të bardha nuk bëjnë gjë tjetër veçse tërheqin vëmendjen nga dështimi katastrofik i rilindësve dhe boratëve në shëndetësi dhe sistemin shëndetësor.

Në asnjë specialitet mjeksor nuk shprehet ky dështim më hapur dhe kërkund nuk është ai me përmasa më kriminale, se sa në trajtimin e të sëmurëve onkologjikë. Në mungesë të medikamenteve këta pacientë janë të dënuar me vdekje, sepse me sëmundjen e tyre nuk bëhet shaka.

Personalisht, jam gjendur në një situatë identike në fillim të viteve 2000, kur drejtoja Programin Kombëtar të Luftës Kundër AIDS. Personat e prekur nga AIDS kishin nevojë për medikamente të cilat sapo kishin nisur të qarkullonin në Europë, ndërsa në Shqipëri nuk gjendeshin. Mjekët klinicistë u jepnin receta dhe i ndihmonin të gjenin burime medikamentesh në vende të ndryshme europiane. Sot shumë nga këta pacientë janë ende në jetë, ndërsa pa ato medikamente do të kishin vdekur prej kohësh.

Pavarësisht nga balta që hidhet ndaj mjekëve, qëllimi primar i çdo mjeku, në çdo moment, mbetet shëndeti dhe jeta e pacientit. Nëse një shtet i papërgjegjshëm, hajdut i 500 milionë eurove nëpërmjet koncesioneve mashtruese, i lë pacientët pa aparat radioterapie, pa medikamente për kimioterapi; nëse ky shtet vendos klarinetistët dhe balerinat të drejtojnë sistemin shëndetësor, ç'duhet të bëjnë mjekët?! T'i lënë pacientët të vdesin?!

Jo! Mjekët do t'u shpëtojnë apo do t'u zgjatin jetën, do t'u përmirësojnë cilësinë e saj, të paktën pacientëve që kanë mundësinë financiare të përballojnë vetë ose nëpërmjet të afërmve medikamentet që në mënyrë kriminale shteti ua mohon.

Farmacisti që sjell kontrabandë medikamentet që shteti nuk është në gjendje t'i sigurojë për shkak se hajdutët kërkojnë rryshfet që të lejojnë regjistrimin e tyre, apo se tenderaxhinjtë refuzojnë t'i bëjnë pjesë të skemave të mjekimit, pasi sërish nuk kanë marrë rryshfetin, për mendimin tim nuk është kriminel, por bamirës.

Unë do të kisha sugjeruar madje një zgjidhje ku këto medikamente që blihen nga vetë pacientët, duhet të importohen pa taksa në mënyrë të hapur dhe transparente, në dobi të jetës dhe shëndetit të të sëmurëve.

Përpara se të anatemojnë bluzat e bardha dhe biznesmenët e ndershëm që me një mijë sakrifica mbijetojnë në tregun ku katër oligarkëve u janë falur qindra milionë euro, qytetarët duhet të kujtohen se në cilën derë trokasin dhe në cilin numër telefonojnë kur kanë një hall apo një problem shëndetësor.

Mjekët kanë qënë, janë dhe do të jenë aty në mbrojtje të shëndetit dhe të jetës. Në vend që qytetarët të ndëshkojnë bluzat e bardha me vendosje në shtyllën e turpit, le të ndëshkojnë me votë hajdutët e pareve dhe viteve të jetës së tyre!
 

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...