‘TEDA Kashar’, 9 mln euro për ambientet e shërbimit, Bashkia e Veliajt hap një tjetër tender

E mërkurë, 26 June 2024 11:33
 

Bashkia e Tiranës ka vendosur të vijojë me fazën tjetër për ndërtime në zonën ekonomike të Kasharit duke hapur së fundmi një procedurë për ambientet e shërbimit me një fond limit 961 milionë lekë apo më shumë se 9 milionë euro.

Referuar dokumentacionit kjo do të përfshijë godina, parkim, rrjetin e ujësjellësit si dhe aspekte të eficiencës së energjisë. 

 

‘Faza-Il është projektuar duke marrë në konsideratë kryesisht të dhënat nga studimi i Masterplanit të miratuar nga Bashkia Tiranë për zonën TEDA, Detyrën e Projektimit si dhe kërkesat e lëna nga Këshilli Teknik në fazën e Projekt zbatimit. Gjithashtu janë marrë në konsideratë dhe elementet infrastrukturor, energjetik, hidroteknik, etj që ndodhen në këtë zone. Në këtë fazë është parashikuar ndërtimi i infrastrukturës publike brenda zonës ‘TEDA’, respektivisht ndërtimi i Akseve:

Aksi 1-1 (parkingu i administratës); Aksi 2-2; Aksi 3-3; Aksi 7-7; Aksi 8-8; Aksi 9-9; Aksi 10-10;

Aksi 11-11; Aksi 12-12; Aksi 14-14; Aksi 15-15; Aksi 16-16; Aksi 17-17; si dhe ndërtimi i Godinës 2 kateshe të administratës dhe shërbimeve me sipërfaqe të njollës së ndërtimit 3000 m2, duke krijuar kështu një zonim të brendshëm funksional në funksion të zonës teknologjike, ndërtimi i kolektorit kryesorë të shkarkimit të kanalizimeve të Ujërave të Zeza dhe Ujërave të Shiut të ndara, Ndriçimit Rrugor dhe Linjave Rezerve’ thuhet në dokumentet e procedurës.

Zona për zhvillimin e TEDA Kashar, shtrihet në një zonë fushore të pandertuar, e cila ne anën lindore dhe perëndimore te saj kufizohet nga kodra dhe ndodhet në kufirin verior të impiantit të përpunimit të ujerave të zeza.

 ‘Sipërfaqja e përzgjedhur për zhvillimin e TEDA Kashar, është rreth 35 hektarë me mundësi zgjerimi deri ne 50 hektarë. Sipërfaqja është e mjaftueshme për instalimin e infrastrukturës se nevojshme te projekti.

Trualli ka një konfigurim të rregullt gjeometrik dhe shtrihet në një terren fushor. Pjesa më e madhe e parcelave të përfshira në zonën TEDA kanë karakteristika bujqësore të papërdorura ose pjesërisht të kultivuara.

Aktualisht kjo zonë mund të lidhet me rrjetin rrugor nëpërmjet rrugës ‘Carja e Zaltes’, e cila kalon në pjesën lindore të rrethimit të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza, në rrugën ‘Kasem Caushi’ dhe më tej, rrugës ‘7 Nëntori’ me rrugën dytësore të autostradës Tiranë – Durrës ose nëpërmjet rrugës ‘Tre Deshmorët’ me rrugën ‘Konferenca e Pezes’, por këto rruge nuk janë objekt i kësaj detyre projektimi’ nënvizohet në relacionin arkitektonik.

Zona Teknologjike e Zhvillimit është cilësuar si një nga projektet e rëndësishme të Bashkisë së Tiranës dhe më herët ka marrë edhe statusin e investimit strategjik nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.

Dhënia e statusit të investimit strategjik në vitin 2021 u argumentua me planin e biznesit të parashikuar nga Bashkia e Tiranës për këtë zonë ku vlera e investimit të projektit me potencial strategjik ‘TEDA Tiranë’ plotësonte kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike.

Konkretisht vlera e investimit parashikohet të jetë 16 (gjashtëmbëdhjetë) milion Euro, pa përfshirë vlerën e investimit të operatorëve, duke punësuar 5000 – 7000 punonjës.

Subjekti aplikues në këtë rast Bashkia Tiranë, propozonte në dokumentet dorëzuar në KIS zhvillimin e projektit Zona Teknologjike dhe e Zhvillimit Ekonomik (TEDA) Tiranë, për zgjerimin e gamës se industrive operuese në treg, duke krijuar diversifikim për të tërhequr industri prodhuese komplekse, siç janë industria automobile, ICT, industria e pajisjeve elektronike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...