Euro 2024 dhe kompleksi i inferioritetit

E mërkurë, 26 June 2024 11:42
 
Nga Mehmet Elezi 
 

A na bën “tepër krenarë” fakti se ekipi kombëtar luajti në Euro 2024 si i barabartë me ekipet e frikshme të “grupit të vdekjes”?

Djemtë e kombëtares meritojnë shumë dashuri, shumë nderim për lojën sulmuese, për shpirtin luftarak. Por humbja, sado me dinjitet, vështirë të bën “tepër krenar”.

Ju kujtohet tetë vjet më parë? Ekipi ynë u kthye i skualifikuar nga europiani, Edi Rama dha urdhër me i  nxjerrë fëmijët nga mësimi, me i pritë me lule futbollistët, që i kishin bërë një gol Rumanisë.  Dha urdhër me i nxjerrë nëpunësit e shtetit nga zyrat, me i pritë me brohoritje futbollistët, që i kishin bërë një gol Rumanisë.

Kompleks i thellë inferioriteti, në nivel shtetëror.

Duke fluturuar në qiellin e shtatë pse u mund me një gol një ekip ballkanik, zbulon para të tjerëve se ndihesh kurrkushi.

Kompleksi në nivel shtetëror shpreh kompleksin vetjak të drejtuesit të shtetit, krizën identitare personale. Pasqyron nënvetëdijen e tij, një shkallë foshnjore zhvillimi. Kjo më kujton një ndodhizë nga fëminia. Bija 6-7 vjeçe e një “gabeli” (kështu quheshin romët), shoqëronte të atin për peshk në Valbonë. Sa e merr vajza kallamin e peshkimit, qëllon që bie në grep një troftë. Vajza dridhet nga gëzimi, tund grepin ku përpëlitej peshku e ngjiret: e zura, e zura!  Ndërkohë dikush thërret nga një thep: Mii-naa! Se ç’po ndërtohej dhe minatorët do të plasnin minat. Vajza në delir. Mezi e tërheq i ati me fshehë kryet në një strehë shkëmbi.

Shteti shqiptar s’ka arsye me u krenue.

Shteti shqiptar ka arsye me ulë kokën me turp. Asnjë lojtar i ekipit kombëtar nuk luan me ekipet e kampionatit vendas. As edhe një i vetëm nuk luan në Shqipëri. Sepse s’ka asnjë investim serioz për futbollin. Sepse s’ka kurrfarë strategjie zhvillimi për sportet.

Prandaj në Atdheun tonë të dashur, kampionatin e fiton edhe Rrogozhina.

Futbollistët e kombëtares luajnë me ekipe të mëdha në Europë. Ia kanë dalë falë talentit vetiak. Falë vullnetit të pathyeshëm, besimit.

Shteti shqiptar vetëm i ka penguar, me imazhin e nxirë prej keqqeverisjes.

Niveli i ekipit kombëtar shfaq potencialet e njeriut shqiptar.

Niveli i ekipit kombëtar nxjerr cipricullak qeverinë.

Disa megafonët proqeveritarë  thonë falë “përformancës në Euro 2024, që na bën tepër krenarë”, edhe turizmi do të marrë superbum.

Kujdes nga “superbumet” e kësaj qeverie. Mii-naa!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...