Shehu: Sistemi largoi shëndetësinë nga qytetari, janë implementuar politika të mbrapshta

E Enjte, 27 June 2024 17:25
 

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Trita Shehu i ftuar në edicionin e pasdites me Bled Markun në Syri Tv tha se sistemi qeveritar e largoi shëndetësinë nga qytetari. 

Shehu u shpreh se farmaceutika në vendin tonë, që pas vitit 2014 ofron medikamente të pasigurta të cilat kontrabandohen nga jashtë nëpër rrugë të errëta. 

 

“Shkaku janë ata të cilët e degraduan në këtë farë feje sistemin shëndetësor, e larguan sistemin shëndetësor nga pacienti, e larguan sistemin shëndetoësor nga qytetari . Farmaceutika shqiptare nga e bazuar në ligje të shëndetshme që siguronin medikamente të sigurta në farmaci deri në vitin 2014  ka degraduar duke u kthyer në një farmaceutikë me medikamente të pasigurta, të paçertifikuara që nuk qarkullojnë në vendet e BE apo SHBA . Kompanitë e mëdha farmaceutike si pasojë e politikave të mbrapshta klienteliste duke favorizuar prodhuesit e pasigurtë nga ky regjim për interesat e tyre janë larguar . Kjo favorizon dhe kontrabandën e medikamenteve. Po të shihni çmimet e medikamenteve në Shqipëri jane 3 fish më shumë se çmimet e Italisë e Greqisë sepse janë rrugët e ardhjes të errëta. Rrugët legale janë bllokuar dhe kompanitë e mëdha nuk kanë interes”, tha Shehu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...