Kreu i KLSH: Problematika më e madhe se Onkologjiku, përfshin disa institucione, duhet hetuar nga SPAK

E Enjte, 27 June 2024 20:13
 

Skandali tek spitali Onkologjik në QSUNT është edhe më i rëndë se ajo që ka zbuluar Prokuroria e Tiranës, thotë kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili tregon se kishte bërë një audit në 2022 rreth situatës në këtë spital, ku zbuloi një numër të madh shkeljesh dhe kryesisht edhe për rastin e aparatit të kobaltit që ishte kallëzuar në prokurori sipas ligjit, e cila u la nga viti 2021 jashtë çdo standardi në ambiente të papërshtatshme pavarësisht rrezikut real të jetës së shumë njerëzve.

Por pavarësisht raportit të KLSH-së, nuk pati asnjë reagim nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë apo institucioneve të tjera.

 

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu tregon për Tch se nga auditimet që po mbyllen në sistemin shëndetësor publik, situata është aspak e mirë jo vetëm tek Onkologjiku gjë që nënkupton se problemi është më i thellë dhe përfshin sistemin dhe jo vetëm disa mjekë, siç po përpiqet Rilindja ta cilësojë. Kërkesa e kreut të KLSH për ta hetuar SPAK, nënkuton gjithashtu se skandali përfshin zyrtarë institucionesh deri në rang ministras, gjë që është kompetencë e SPAK-ut, dhe nuk është thjeshtë përgjegjësi mjekësh.

“Jemi në kushtet kur ne kemi konstatuar një sërë problematikash gjatë auditimeve, sepse dua të theksoj këtu që janë kryer disa auditime dhe do të kryhen disa autitime, pjesë e të cilëve është edhe trajtimit te spitali Onkologjik. Dhe njëkohësisht dua t’iu them me përgjegjësi të plotë se jemi në një lloj trajtimi të thelluar qoftë në audimit për ato procese që janë të papërfunduara, njëkohësisht jemi në një trajtim të thelluar juridik për ato raste të cilat janë të përfunduara. Dua t’iu bëj me dije se trajtimi i problematikave në spitalin Onkologjik, pavarësisht rëndësisë që ka është vetëm një pjesë e segmentit të situatës reale.” – tha kreu i KLSH-së.

Por Arben Shehu thotë se kjo dosje me gjetje konkrete duhet hetuar nga SPAK dhe jo nga Prokuroria e Tiranës.

“Problematika për fat të keq është më e madhe dhe ne kemi qenë të detyruar dhe jemi të detyruar që të ndërthurim përgjegjësitë jo vetëm të një institucioni, për të nxjerrë në pah një tablo të plotë të të gjithë situatës në këtë drejtim. Dua t’iu theksoj se është shumë e rëndësishme që pavarësisht vlerësimit për punën e bërë nga ana e Prokurorisë jemi të mendimit dhe kemi diskutuar në mënyrë të padiskutueshme se kjo është një kompetencë e Prokurorisë Speciale për shkak të përcaktimeve që ka në ligj dhe për shkak të rëndësisë që ka problematike që ne do ta bëjmë publike në vijim.” – tha kreu i KLSH-së, Arben Shehu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...