Përpjekja e Rilindjes për t’i hedhur fajin e skandalit të Onkologjikut vetëm atyre, ka vënë mjekët në 'rrezik' në punën e përditshme

E Enjte, 27 June 2024 20:15
 

Pas skandalit në shërbimin onkologjik është acaruar marrëdhënia mjek pacient ku edhe ata të cilat nuk i kanë emrat në dosjen e prokurorisë, po përballen me agresivitetin e familjarëve të pacientëve.

Kjo vjen për shkak të orientimit të qartë të qeverisë së Edi Ramës për të shënjestruar vetëm mjekët si përgjegjës me qëllim shmangien e përgjegjësisë nga sistemi kriminal që ka ngritur Rilindja në shëndetësinë që premtoi falas. 

 

Përfshirja e disa individëve në skemat e korrupsionit, po penalizion të gjithë mjekët që ofrojnë shërbim  në onkologjik shumë prej të cilëve kanë shpëtuar jetë njerëzish .

Ekipi i mjekëve në shërbimin onkologjik shprehet i revoltuar pasi janë kundër hetimeve që ndërmerr prokuroria, por publikimi i dosjes sipas tyre  është i patolerueshëm pasi cenon rëndë imazhin e të gjithë bluzave të bardha.

Sipas mjekëve edhe prokuroria është nën orientimin e politikës duke u shpërndarë mediave segmente të caktuara nga dosja hetimore për të ngritur valën e sulmeve ndaj mjekëve.

Në dosjen e prokurorisë përfshihet dhe brakiterapia  e cila ka mbërritur që në kohën e pandemisë dhe për të cilën mjekët kanë denoncuar pasi burimi i rrezatimit  nuk kishte bunker të posaçëm dhe rrezatimi dëmtonte mjekët dhe pacientët

Ky burimi rrezatimi është nxjerrë nga kapsulimi vetëm për t’u testuar dhe nuk është vënë asnjë herë në funksion ndërkohë që ka vetëm një vit kohë që të mund të përdoret ende.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...