Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë për tatimin e Profesioneve të Lira

E Enjte, 27 June 2024 20:17
 

Gjykata Kushtetuese ka dhënë sot vendimin për ankimimin e bërë nga Partia Demokratike për Profesionet e Lira, ku ka rrëzuar propozimin e qeverisë për tatimin mbi të ardhurat për profesionet e lira.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar njëzëri ligjin pas kërkesës së deputetëve të opozitës dhe palëve të interesuara për tatimin 15% të shërbime profesionale të të vetëpunësuarve. 

 

Në dhënien e vendimit para mediave, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj, ka theksuar se pranimi i pjesshëm i kërkesës do të thotë që është pranuar ankimi dhe është shfuqizuar neni që e bëntë të aplikueshme normën e tatueshme  15% për profesionet e lira. 

Pyejte: Ëshë rrëzuar tatimi 15% për profesionet e lira  apo është ende në fuqi tatimi 15% për profesionet e lira.

Olta Zaçja: Është rrëzuar. Kur themi pranimi i pjesshëm i kërkesës do të thotë që është pranuar ankimi dhe është shfuqizuar neni që e bëntë të aplikueshme normën e tatueshme  15% për profesionet e lira. Për të vetëpunësuarit që furnizohen me shërbime profesionale.

Seancat gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese pas kërkesës së deputetëve të PD-së dhe palëve të interesuara:

Gjykata Kushtetuese vendosi unanimisht rrëzimin e nenit 69 që diskriminonte profesionistët e lirë nga tatimi prej 15%.

Vendimi nga Gjykata Kushtetuese u dha pas 2 ditësh të përfundimit të shqyrtimit të çështjes.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” është paditur 4 herë në Kushtetuese.

Shqyrtimi i 3 padive së bashku, e grupit parlamentar të PD-së, të IKM dhe IEKA-s dhe Dhomës Kombëtare të Avokatëve nisi më 18 Qershor dhe përfundoi më seancën e dytë të zhvilluar më 25 Qershor ku u dëgjuan edhe konkluzionet përfundimtare të palëve.

Që në seancën e parë të shqyrtimit të çështjeve me 18 Qershor, me shumicë votash Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën për pezullim, me argumentin se çështja do të trajtohet me përparësi.

Si në parashtrimin e padive dhe në dhënien e konkluzioneve njëzëri përfaqësuesit ligjore të padive përsëritën në paraqitjen e konkluzioneve se ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” shkel parimet e barazisë kushtetuese, të drejtën themelore të veprimtarisë ekonomike, cenon parimin e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike.

Përfaqësuesja e grupit parlamentar të PD-së Jorida Tabaku gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare pohoi se gjatë këtyre 11 viteve me politikat fiskale të qeverisë ka ndodhur një çedukim fiskal dhe papërgjegjshmëri fiskale që ka prodhuar më tej rritje të informalitetit  dhe dëme të tjera në ekonomi. Ajo theksoi se ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” jo vetëm që cenon sigurinë juridike, por është diskriminues për 30 mijë subjekte të vetëpunësuar.

Përfaqësuesi i Dhomës së Avokatisë Kombëtare përsëriti serish se me ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, vijon të ketë denigrim progresiv të profesionit të avokatit.

Përfaqësuesi ligjor i IKM dhe IEAKA në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare pohoi se ligji bën diferencim midis dy kategorive që janë të njëjta në thelb. Sipas tij edhe në parashtrimet e Këshillit të Ministrave që paraqitet si shkak i diferencimit të taksimit mes profesioneve të lira dhe bizneseve të tjera është parimi i aftësisë për të paguar më shumë ai me të ardhura të larta i padrejtë.

“Po ashtu diskriminimi thonë parashtruesit është i kufizuar në kohë. Ndërkohë që janë 6 vite që bizneset e tjera do të jenë pa tatim. Kjo do të ndikojë në mënyrë strukturore te bizneset. Kufizimi në kohë do të ishte i arsyeshëm nëse do të ishim në situatë të jashtëzakonshme”, pohoi ai në dhënien e konkluzioneve.

Në prezantimin e konkluzioneve përfundimtare nga përfaqësuesit e Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave u tha se ligji nuk krijon asnjë pabarazi, nuk diskriminon asnjë grup individësh, nuk shkel asnjë nga parimet Kushtetuese.

Çfarë parashikon ligji?

Zbatimi i ligjit me llogaritjet e këstit të parapagimit të tatimit shkaktoi debate te bizneset e profesioneve të lira, të cilën e konsideruan zbatimin e tij jokorrekt.

Në ligj parashikohet se tatimi 15% për të vetëpunësuarit me të ardhura vjetore deri 10,000,000 lekë në vit llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimeve fikse të padeklaruara në kontabilitet në vlerën 30%, duke përfshirë dhe të ardhurat nga paga minimale, ndaj totalit të ardhurave vjetore. Ligji parashikon përzgjedhjen e regjimit të veçantë të zbritjes së shpenzimeve 30% nga biznesi ose opsionin e zgjedhjes së deklarimit të tyre me kontabilitet.

Ndërsa kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve vjetore pranë administratës tatimore, ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pa mbajtura në kontabilitet në masën 30%. Pas zbritjes së shpenzimeve të deklaruara në administratën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” u miratua në muajin mars 2023 nga Parlamenti. Në muajin dhjetor u botua në Fletoren Zyrtare vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave me listën për shërbimet e profesioneve të lira, duke përfshirë 180 profesione. Po në muajin dhjetor, për shkak të mosarritjes së realizimit të formularit të ri të deklarimit të ardhurave dhe shpenzimeve, hyri në fuqi Akti Normativ që përcaktonte se deklarimet do të bëhen me modelin e vjetër të formularit, por profesionet e lira, do të tatohen sipas normave të reja tatimore që nisën zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetëpunësuarit e profesioneve të lira.

Si u zbatua ligji?

Në muajin Prill, tatimet dërguat te bizneset njoftimet për llogaritjen e parapagimit të tatimit bazuar mbi të ardhurat dhe shpenzimet e deklaruara për vitin 2023. Në shumicën e rasteve këstet e llogaritura të parapagimit arrinin në vlera të larta, si: 700, 800 apo 1,000 eurove. Sakaq në asnjë rast nuk rezultoi se është zbatuar njohja e shpenzimeve fikse në masën 30% për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira me xhiro deri 10 milionë lekë në vit, siç përcaktohet në ligjin i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe udhëzimin shoqërues për zbatim.

Llogaritjet e kësteve (9 këste ) të parapagimit sipas kontabilistëve u kryen mbi të ardhurat dhe shpenzimet faktike të deklaruara për 2023, kur shpenzimet e deklaruara nga subjektet janë të ulëta, për shkak të natyrës së punës së shërbimeve profesionale dhe mos përgjegjësisë tatimore për t’i deklaruar të plota.

Llogaritjet e tatimeve nga ekspertët u vlerësuan jo korrekte edhe nga përmbajtja juridike e zbatimit të ligjit, ku në disa raste tatimet iu referoheshin ligjit për taksat vendore ose ligjit të shfuqizuar për tatimin mbi të ardhurat. Ndërsa ekonomistët pohuan se ishin të informuar që zbritja e shpenzimeve fikse që nuk mund të deklarohej nëpërmjet formularëve të vjetër të deklarimit, për shkak të pamundësisë nga modeli, do të zbatohej si zbritje nga administrate tatimore.

Për njohjen e shpenzimeve 30% tatimet vetëm sqaruan se do të zbatohen në deklarimet e 2024, që kryhen më 31 mars 2025, pas plotësimit të formularit për përzgjedhjen e regjimit të veçantë që pritet të shpërndahet në fund të vitit.

Rishikimi i llogaritjes së kësteve

Pas debateve të shumta që shkaktoi moszbatimi korrekt i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, administrata tatimore rishikoi më 28 maj me ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira.

Në njoftimet e dërguara që më 28 Maj nga Drejtoria Rajonale e Tiranës, rezulton se për llogaritjen e tatimit për muajin Maj dhe muajt qershor-dhjetor, janë zbritur shpenzimet 30%, të parashikuar në ligj për të vetëpunësuarit me xhiro deri 10 milionë lekë. Pas korrigjimit kësti i parapagimit për muajin Prill ka mbetur i pandryshuar. Ndërsa detyrimi për muajin Maj dhe muajt e tjerë është 30% më i ulët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...