Berisha: Gjykatësja urdhëroi Dumanin të hetojë të gjithë procesin e mbledhjes së të dhënave për Belerin, por ai me urdhër të Ramës nuk e zbaton vendimin

Diel, 30 June 2024 21:44
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te vendimi i Gjykatës së Apelit, i cili detyronte drejtuesit të SPAK, Altin Dumani që të hetojë të gjithë procesin e mbledhjes së të dhënave për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

‘Gjykatësja urdhëroi Dumanin të hetojë të gjithë procesin e mbledhjes së të dhënave për Belerin, por ai me urdhër të Ramës nuk e zbaton vendimin’, theksoi Berisha në fjalën e tij gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.  

 

Berisha: Lënia e shqiptarëve pa drejtësi, është një nga aktet më të rënda në historinë e një vendi dhe kjo është vepër e Xhorxh Sorosit, e kësaj mostre të njerëzit, është vepër e armikut të demokracisë Xhorxh Soros, që korrupton politikanë në vendin e tij, Europë dhe botë.

Që është sot kryekurruptori i globit.

Ndaj dhe miqtë e mi, shpresa e vetme jeni ju.

Ndaj këtij regjimi kalbësirë, që u përzë ju çdo ditë nga vendi juaj.

Këto ditë mediat publikuan të dhëna se në muajin prill, një gjykatëse e përgjegjshme para ligjit dhe me integritet ka urdhëruar Dumanin e partisë, këtë faqezi që nuk ka ligj dhe as kushtetutë, të hetojë të gjithë procesin e mbledhjes së të dhënave për Belerin, hetim i cili rrëzon nga maja në themel, piramidën e mashtrimit të ngritur ndaj tij.

Me urdhër të Edi Ramës, Dumani nuk zbaton urdhrin e gjykatësit, sillet si bandit, si horr që nuk ka ligj e moral.

Po natyrisht çfarë mund të presë njeriu nga një njeri që qëndron në post, në kundërshtim me kushtetutën, që nuk ka votat sipas përcaktimit të kushtetutës për të marrë atë post.

Por e merr si kukull, si marionetë e shpërfytyruar e të tjerëve, e mafias, e mafias shqiptare ndërkombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...