Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj drejtësisë së re, duke theksuar se nuk ka më kriminel se këta, të cilët mbrojnë, amnistojnë krimet më të rënda të këtij vendi dhe mburren se kanë mbështetje ndërkombëtare.
‘Shqiptarëve nuk u duhen lakej që punojnë për të huajt, shqiptarët kanë nevojë për prokurorët e tyre’, theksoi Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Ka më të shpifur se këta, më të turpshëm se këta.
Ka më kriminelë se këta, të cilët mbrojnë, amnistojnë krimet më të rënda të këtij vendi dhe mburren se kanë mbështetje ndërkombëtare.
Thirrja ime për partnerët është; mos mbështesni prokurorët e narkoshtetit, sepse është mbështetje për narkoshtetin.
Nëse ata punojnë për ju, merrini në dherat tuaja, shqiptarët kanë nevojë për prokurorët e vet.
Shqiptarët u duhet drejtësia e tyre.
Shqiptarëve nuk u duhen lakej që punojnë për të huajt dhe kundra shqiptarëve, duke amnistuar kriminelë, duke amnistuar krime monstruoze elektorale, duke amnistuar vrasës me pagesë, duke amnistuar qeveritarë që kanë vjedhur dhjetëra e qindra milionë euro.
Më thoni ju zotërinj kujt doni të ja shisni ju këta, i merrni për vete, se këta shqiptarët nuk janë, këta janë anti shqiptarë, janë kriminelë.
Jepuni çdo dekoratë, por për shqiptarët janë turpi, krimi, janë faqja e zezë.