“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë”. Kështu e nis mesazhin e ngushëllimit ambasada e SHBA-ve në Tiranë, për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë.
Ambasada e SHBA-ve thekson se letërsia e Kadaresë frymëzon lexuesit në mbarë botën.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexuesit në mbarë botën. Kujtojmë me mall që Ambasada e SHBA-së nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë 2020. Puna e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij letrar. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar.”, thuhet në reagimin e ambasadës.