Berisha: Për mercenarin Altin Dumani, 76 milionë euro të vjedhura me sterilizime nuk përbëjnë vepër penale të Ilir Beqës

E Enjte, 04 July 2024 21:55
 

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani, që sipas tij nuk e quan vepër penale vjedhjen e 76 milionë eurove nga Ilir Beqaj.

‘Për mercenarin Altin Dumani, 76 milionë euro të vjedhura me sterilizime nuk përbëjnë vepër penale të Ilir Beqës’, theksoi Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Por pas gjashtë vitesh, hetimesh pas hetimesh, pasi e ktheu me të drejtë një gjykatës guximtar dy herë dosjen, në të cilën fajtor minimalisht ishte Ilir Beqaj, përsëri Zamani, përsëri Skrapi i partisë asnjë akuzë për Ilir Beqën, për këtë korrupsion të tmerrshëm, për rritjen e çmimit 83 herë me sipërmarrjen e tij për sterilizimin. 

Të dashur miq, a e dini ju sepse? Sepse paratë janë ndarë me Edi Ramën.

Se Ilir Beqaj në zyrën e tij ka thënë se paratë janë vjedhur, por kanë shkuar tjetër kund.

Pra, për Skrapin e partisë, për mercenarin Altin Dumani, 76 milionë vjedhje me sterilizime, nuk përbëjnë vepër penale të Ilir Beqës.

Por ai duhet të burgoset, e burgos BE për 125 mijë euro që i ka vjedhur për të blerë makinën dhe shtruar dreka dhe darka në restorantin e tij.

A ka cinizëm më të madh se ky?

A tallje më të madhe për shqiptarët?

A nuk është mesazhi për çdo shqiptar se u kemi vjedhur dhe do u vjedhim sa të mundemi se ju kështu e meritoni?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...